Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    Aksident në hyrje të Sarandës, plagoset një 40-vjeçar

    Të shtëna pranë universitetit në SHBA, tre studentë të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Shefja e BE-së nis turneun ballkanik me vizitën në Tiranë

    October 13, 2025

    TIRANË– Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen e ka nisur të hënën udhëtimin e saj në Ballkanin Perëndimor me takimet me zyrtarë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

    Shefja e bllokut evropian ka bërë të ditur në Bruksel se dëshiron ta ritheksojë mbështetjen e saj për integrimin e këtij rajoni në BE, si dhe pranimin gradual të rajonit në tregun e përbashkët të BE-së.

    Gjatë vizitës së saj, von der Leyen do të diskutojë Planin e Rritjes të BE-së për rajonin e Ballkanit për periudhë 2024-2027.

    Pas Tiranës, ajo do të udhëtojë në Malin e Zi ku do të marrë pjesë në disa konferneca lidhur me investimet në rajon.

    Më pas, ajo do të udhëtojë në Bosnje-Hercegovinë.

    Të mërkurën, vizitën e nis në Serbi, e vazhdon në Kosovë dhe e përfundon në Maqedoninë e Veriut.

    Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, ajo do të takohet në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

    Von der Leyen e ka vizituar Kosovën edhe në tetor të vitit të kaluar. Atëbotë, ajo pati folur masat ndëshkuese që blloku evropian i ka vendosur ndaj Kosovës.

    Që atëherë, blloku ka njoftuar se ka nisur heqjen e disa masave, të cilat janë vendosur më 2023 për shkak të rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

    Gjatë asaj vizite, shefja e KE-së kishte lavdëruar Kosovën për punën që kishte bërë në agjendën e reformave për Planin e Rritjes të BE-së.

    Megjithatë, Kosova nuk ka përfituar nga ky Plan, pasi për shkak të mungesës së krijimit të institucioneve deri më tani nuk janë miratuar marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare.

    Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh përfshin investime dhe reforma për vendet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e agjendës reformuese për periudhën 2024-2027. Nga kjo shumë, dy miliardë janë në formë granti, ndërsa katër miliardë euro janë në formë kredie me këste shumë të favorshme./REL 

    Shefja e Bashkimit Evropian Shefja e BE Tiranë Ursula von der Leyen
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026

    Aksident në hyrje të Sarandës, plagoset një 40-vjeçar

    April 19, 2026

    Të shtëna pranë universitetit në SHBA, tre studentë të plagosur

    April 19, 2026

    Kriza SHBA–Iran thellohet, Teherani kërcënon të bojkotojë negociatat

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.