Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    SHBA-ja kryen sulme ndaj IS-it në Nigeri

    December 26, 2025

    Nigeri-Presidenti Donald Trump tha se forcat amerikane kanë kryer sulme “të fuqishme dhe vdekjeprurëse” të enjten ndaj grupit ekstremist, Shteti Islamik, në veriperëndim të Nigerisë, disa javë pasi paralajmëroi kundër çdo sulmi sistematik ndaj të krishterëve në këtë shtet.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Nigerisë të premten konfirmoi sulmet ajrore, duke i përshkruar ato si “goditje precize ndaj objektivave terroriste” në vend.

    Pak detaje janë dhënë për sulmet dhe është e paqartë se sa njerëz janë vrarë.

    Trump tha se ai “paraprakisht kam paralajmëruar këta terroristë se nëse nuk ndalojnë masakrimin e të krishterëve, ata do të përballen me ferr dhe sonte ata u përballën”.

    “GËZUAR KRISHTLINDJA të gjithëve, përfshirë terroristëve të vrarë dhe të tillë do të ketë edhe më shumë nëse vazhdon masakrimi i të krishterëve”, shkroi ai në rrjetin e tij social, Truth Social.

    Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes më pas postuan një video që duket se shfaq një sulm me raketa të kryer gjatë natës nga një luftanije.

    Ky ishte sulmi i parë i kryer nga forcat amerikane në Nigeri gjatë presidencës së Trumpit dhe vjen pasi udhëheqësi amerikan në tetor dhe nëntor tha se të krishterët po përballen “me krizë ekzistenciale” që përbën “gjenocid”, teksa ky shtet i Afrikës Perëndimore po përballet me konflikte të armatosura.

    Qeveria e Nigerisë dhe analistët e pavarur refuzojnë të përshkruajnë tensionet si persekutim fetar.

    Por Trump, duke vënë në pah atë që administrata e tij e quan persekutim global të të krishterëve, theksoi muajin e kaluar se Uashingtoni është i gatshëm të ndërmarrë veprime ushtarake në Nigeri për të kundërshtuar këto vrasje.

    Ministria e Jashtme e Nigerisë tha se vendi është i angazhuar me partnerët ndërkombëtar.

    “Autoritetet nigeriane mbeten të angazhuara në bashkëpunim të strukturuar të sigurisë me partnerë ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-në, për t’u përballur me kërcënimin e vazhdueshëm të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, tha kjo ministri.

    Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, përmes një postimi në X tha se ishte “mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Qeverisë nigeriane”.

    SHBA-ja këtë vit e riktheu Nigerinë në listën e vendeve me “shqetësim të veçantë” sa i përket lirisë fetare dhe ka kufizuar lëshimin e vizave për shtetasit nigerianë.

    Muajin e kaluar, Trump kërcënoi me ndaljen e plotë të ndihmave për Nigerinë nëse “vazhdon të lejojë vrasjen e të krishterëve”.

    Nigeria është pothuajse e ndarë në mënyrë të barabartë me shumicën myslimane që jeton në veri dhe në jugun e banuar kryesisht me të krishterë.

    Verilindja e vendit prej më shumë se 15 vjetësh përballet me dhunën e grupit islamist Boko Haram, dhunë që ka lënë të vdekur më shumë se 40 mijë persona dhe ka detyruar 2 milionë të tjerë që të zhvendosen.

    Po ashtu, pjesë të mëdha të veriperëndimit, veriut dhe pjesës qendrore të Nigerisë janë goditur nga banda kriminale të njohura si “banditë”, të cilat sulmojnë fshatra, duke vrarë dhe rrëmbyer banorë.

    Të mërkurën, një shpërthim goditi një xhami në Maiduguri, në verilindje të Nigerisë, duke vrarë të paktën shtatë besimtarë. Asnjë grup i armatosur nuk e ka marr përgjegjësinë për këtë sulm./rel

    Nigeri SHBA sulme ndaj IS-it në Nigeri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    April 23, 2026

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    April 23, 2026

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    April 23, 2026

    Trump për Iranin: Unë kam gjithë kohën e botës, por ora po ecën

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.