ITALI-Kryeministrja italiane Giorgia Meloni përmes një postimi në në platformën X, ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Në urimin e saj Meloni i vë theksin lidhjes së ngushtë mes Italisë dhe SHBA-ve, duke thënë se janë kombe ‘motra’ dhe kanë një aleancë të palëkundur.
Më tej ajo shton se këtë aleancë me Trump në Shtëpinë e Bardhë do ta forcojë më shumë.
“Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald #Trump. Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra”, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike. Është një lidhje strategjike, të cilën jam i sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë zoti President.”-ka shkruar Meloni në platformën X./Radar.al


