TIRANË– Gjithçka nis nga ajo se çfarë hamë thonë mjekët, nutricionistët dhe gjithë profesionistët e sportit.
Për të folur më në detaje, nga aty ku nis dhe depozitohet ushqimi që njeriu konsumon, në Radar.al ka qenë i ftuar nutricionisti i njohur shqiptar, Luçiano Bardhi i cili si gjithmonë ka dhënë këshillat e tij.
PJESË NGA BISEDA NË STUDIO:
Sot do të flasim për stomakun. Sa i rëndësishëm është stomaku për trupin e njeriut?
Nutricionisti: Të flasësh për stomakun është një ndër pikat më të rëndësishme të shëndetit. Sot shumica e problemeve të sistemit imunitar sigurisht e ka stomaku.
Sot njerëzit kanë kaq shumë probleme shëndetësore, jo vetëm nga uria, por sot ne konsumojmë shumë ushqime, pa kriter. Kjo bën që të kesh problematika me obezitetin me sëmundje të ndryshme kardiovaskulare.
Stomaku nuk është aq qeskë, as depozitë, ose as betoniere. Stomakun e përkufizoj si një gjenerator protonesh, është një nga ato organet inteligjente, mbështet përthithjen e shumë mineraleve që i duhen zemrës. Nuk ka zemër të shëndetshme pa një stomak të shëndetshëm, ose tru të shëndetshëm, me një stomak që fle gjumë ose dremit. Stomaku merr pjesë në përthithjen e zinkut, të hekurit dhe të B12. Të tre këto janë 3 shtyllat kryesore që bëjnë të mundur formimin e duhur të hemoglobinës./Radar.al


