Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria tashmë e ka një këmbë në kampin europian

    Balla ndjek debatin për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Vendi ynë, favorit kryesor për anëtarësim në BE

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Serbia shqipton dënimin e parë për trafikim që përfshin shtetas kinezë

    February 6, 2026

    Një gjykatë serbe ka dënuar për herë të parë një shtetas kinez për trafikim të qenieve njerëzore, duke e dënuar me burgim, teksa autoritetet thonë se ka rritje të rasteve të raportuara të trafikimit që përfshijnë shtetas kinezë, në një kohë kur thellohen lidhjet ekonomike mes Beogradit dhe Pekinit. Dokumente gjyqësore të siguruara nga Radio Evropa e Lirë tregojnë se një shtetas kinez 52 vjeç u dënua me katër vjet burgim për trafikimin e dy grave kineze. Sipas vendimit të finalizuar në fund të vitit 2025, që ishte i mbyllur për publikun, gratë u detyruan të ofronin shërbime seksuale për burra kinezë nën kërcënim me vdekje.

    “Vendimi është vetëm hapi final”, tha Zoran Pashalliq, Avokati i Popullit në Serbi dhe raportues kombëtar për trafikim të qenieve njerëzore.

    “Çështja kryesore është se cilat kushte e mundësuan këtë që të ndodhte dhe nëse të tjerë ishin të përfshirë”, tha Pashaliq për Radion Evropa e Lirë.

    Ky vendim vjen në kohën kur Serbia ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve kinezë që shkojnë në këtë vend gjatë dekadës së fundit. Kjo rritje është nxitur nga investimet kineze në vlerë prej miliarda dollarësh dhe nga mundësia e udhëtimit pa regjim të vizave. Zyrtarët serbë dhe grupet monitoruese thonë se rritja e numrit të punëtorëve dhe vizitorëve përkon me rritjen e rasteve të raportuara të trafikimit ku përfshihen shtetas kinezë, duke ngritur shqetësime për mbikëqyrjen, zbatimin e ligjit dhe shfrytëzimin.

    Megjithëse në vendim apo në aktakuzën e mëparshme nuk u përmendën lidhjet me industrinë e minierave, të dyja gratë u trafikuan në qytetin jugor të Borit, ku punëtorë serbë dhe kinezë janë të punësuar në një operacion të madh të nxjerrjes së arit dhe bakrit, i cili në vitin 2018 u mor në pronësi nga kompania kineze, Zijin Mining.

    As Qeveria e Serbisë dhe as Ambasada kineze nuk iu përgjigjën kërkesave të REL-it për koment. Përgjigje për këtë rast nuk kthyen as nga zyra e Zijin Mining në Serbi.

    Çfarë tregojnë dokumentet gjyqësore për rastin?

    Vendimi u mirëprit nga ASTRA, një organizatë joqeveritare që mbështet viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

    “Fakti që si keqbërësi ashtu edhe viktimat janë shtetas të huaj, në këtë rast kinezë, edhe më shumë konfirmon se gjykata nuk lejoi që identiteti apo shtetësia të përdorej si arsyetim për të relativizuar krimin”, tha për Radion Evropa e Lirë drejtoresha e kësaj organizate, Marija Andellkoviq.

    Ajo shtoi se, bazuar në analizën e organizatës mbi gjykatat vendëse, rastet që përfundojnë me vendime të formës së prerë, pa mundësi ankese, mbeten “relativisht të rralla” në Serbi.

    Sipas vendimit, gratë për pothuajse dy muaj përjetuan abuzim.

    Nën kërcënimin me vdekje, të privuara nga paratë dhe pa pasaportat e tyre, viktimave u jepej vetëm një vakt në ditë dhe shfrytëzoheshin seksualisht çdo ditë. Secila prej tyre u detyrua të ofronte shërbime për deri në katër burra në ditë, për të cilët ato dëshmuan se ishin shtetas kinezë.

    Megjithëse ligji serb parashikon dënime me burg deri në 12 vjet për trafikim të qenieve njerëzore – dënim që kërkuan prokurorët – gjykata vendosi për një dënim më të shkurtër. Në arsyetimin e saj ajo përmendi “të gjitha rrethanat”, përfshirë gjendjen familjare të të pandehurit.

    Gratë u rekrutuan në Kinë përmes një agjencie fiktive punësimi që ofronte punë në një sallon masazhi. Të dyja po përballeshin me vështirësi financiare, u tha në vendim.

    Me ndihmën e një ndërmjetësi të paidentifikuar në Kinë, ato fluturuan drejt Beogradit. Në aeroport i priti një burrë i përshkruar si “me gjasë shtetas serb”, i cili i çoi në Bor.

    Pas gati dy muajsh, sipas vendimit, gratë arritën të kontaktonin policinë.

    Ato u njohën zyrtarisht si viktima të trafikimit nga Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit të Qenieve Njerëzore, një institucion shtetëror që ofron shërbime të identifikimit dhe mbështetjes.

    Kjo organizatë arriti në përfundimin se rasti tregonte shenja të “një grupi kriminal të mirëorganizuar që shfrytëzon në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme gratë”.

    Viktimat dëshmuan gjithashtu se në të njëjtën shtëpi jetonin disa gra serbe, por prokurorët konfirmuan për REL-in se nuk janë ngritur aktakuza të tjera përveç ndaj të pandehurit kinez.

    Rritja e rasteve të trafikimit ku janë të përfshirë shtetasit kinezë

    Të dyja gratë ishin viktimat e para të trafikimit nga Kina në Serbi dhe u identifikuan zyrtarisht në vitin 2024.

    Në vitin 2025, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit të Qenieve Njerëzore regjistroi 12 raportime që përfshinin raste të mundshme trafikimi të shtetasve kinezë. Dy prej këtyre rasteve rezultuan në identifikim zyrtar të viktimave.

    Kina u rendit e katërta ndër vendet e origjinës për viktimat e dyshuara, në mesin e shtetasve të huaj, të trafikimit në Serbi në vitin 2025, pas Egjiptit, Bangladeshit dhe Kirgizisë.

    Pashalliq tha se në vitet e fundit, Serbia nga të qenit shtet kryesor transit është shndërruar në destinacion për viktimat e trafikimit.

    “Kjo e bënë procedurën edhe më të vështirë sepse viktima e trafikimit me qenie njerëzore zakonisht është e fundit që e kupton se ajo ose ai është viktimë”, tha ai për REL-in.

    Pashalliq shtoi se viktimat zakonisht arrijnë në shtet duke pritur që të punësohen në mënyrë të ligjshme, por më pas e gjejnë veten të bllokuara në kushte që ai i përshkroi si “çnjerëzore”.

    Trafikimi i grave kineze drejt Serbisë është përmendur për të dytin vit radhazi në Raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për Trafikimin e Qenieve Njerëzore për vitin 2025.

    Dokumenti thekson se trafikantët shfrytëzojnë gra nga Kina për trafikim seksual, “duke synuar kryesisht kërkesën për seks komercial nga punëtorët në projekte të financuara nga PRC-ja, përfshirë minierat e bakrit”./REL

    Beograd Pekin serbi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026

    Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria tashmë e ka një këmbë në kampin europian

    June 16, 2026

    Balla ndjek debatin për Shqipërinë në Parlamentin Europian: Vendi ynë, favorit kryesor për anëtarësim në BE

    June 16, 2026

    Komisionerja Kos: Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e anëtarësimit në BE, me miratimin e IBAR

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.