Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme, Vuçiç: Le të vendosin qytetarët

    December 16, 2025

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen përpara përfundimit të mandatit të legjislaturës aktuale.

    Gjatë një deklarate nga Pallati i Serbisë, Vuçiç bëri të ditur se, paralelisht, zgjedhje lokale në disa komuna të vendit pritet të zhvillohen brenda pesë ose gjashtë muajve të ardhshëm.

    “Do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ne do të shkojmë në zgjedhje para skadimit të mandatit të Kuvendit aktual, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësinë të vlerësojnë punën e secilit prej nesh”, deklaroi presidenti serb.

    Sipas tij, vendimi synon t’u japë qytetarëve fjalën përfundimtare mbi drejtimin politik të vendit. “Në zgjedhje, qytetarët do të vendosin nëse duan të jetojnë në një Serbi të denjë dhe normale”, u shpreh Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

    Edhe pse nuk përcaktoi një datë konkrete, presidenti theksoi se zgjedhjet parlamentare do të mbahen më herët nga sa ishte parashikuar fillimisht.

    Njoftimi vjen në një moment tensionesh politike dhe debatesh të forta në skenën e brendshme serbe, ndërsa opozita ka intensifikuar thirrjet për zgjedhje të reja dhe ndryshime politike. Zgjedhjet e ardhshme pritet të përbëjnë një test të rëndësishëm për qeverinë aktuale dhe për nivelin e mbështetjes publike ndaj presidentit dhe forcës së tij politike.

    Serbia vucic zgjedhje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.