Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    Serbi: RTS mes dy zjarreve

    April 23, 2025

    Ndërsa studentët po bllokojnë shërbimin publik në Beograd, programi i RTS i ngjan një kolazhi mezi të arnuar. A do t’i gëzohej edhe vetë Vuçiqi mbylljes së RTS?

    Ka disa ditë që flitet se policia mund të thyejë bllokadën studentore të Radio Televizionit të Serbisë (RTS), por bllokada e filluar me 14 prill, po vazhdon. Nga disa dhjetëra deri në disa mijëra njerëz – në varësi të orës së ditës, po e mbajnë të bllokuar RTS dhe nuk po i lejojnë punonjësit të hyjnë.

    Programi i RTS-së është ndërprerë ndërsa lajmet qendrore duken si një emision mezi i montuar i ndonjë televizioni lokal. Studentët të cilët prej pesë muajsh kanë bllokuar fakultetet e tyre, pohojnë se do të qëndrojnë para shërbimit publik deri në shpalljen e sërishme të zgjedhjeve për Rregullatorin e Medias Elektronike (REM). Ose deri në “mbylljen” e RTS.

    Situata është kryesisht e qetë gjatë protestave, me përjashtimi të mërkurës së kaluar (16 prill), kur policia u përpoq për një kohë të shkurtër të mundësonte kalimin e punonjësve.

    Gazetarët të inatosur dhe të frikësuar

    Drejtori i RTS, Dragan Bujosheviq, nuk po deklarohet – kështu është prje vitesh. Janë lëshuar vetëm disa deklarata për “bllokada të paligjshme”, “persekutim” të punonjësve dhe kushtet më të vështira të punës “që nga bombardimet në vitin 1999”. Disa gazetarë të RTS-së thonë për DW se janë të indinjuar me redaksinë, por edhe me kritikat e njëanshme që e paraqesin RTS si problemin më të madh në peizazhin mediatik. Disa kanë frikë dhe ndihen sikur janë vënë në shënjestër.

    Por ka dhe të tillë që mendojnë se RTS duhet të ndërprejë programin. Sa i përket lajmeve, gazetarët e dinë se RTS është larg objektivitetit. Për shembull presidenti Aleksandar Vuçiq vjen si mysafir në program kur të dojë. Por Vuçiqitani mund të jetë i gëzuar për bllokadën e RTS, ku ka pasur edhe kritika ndaj tij. RTS financohet me paratë e shtetit.

    Shumë gazetarë të RTS besojnë se ata pa të drejtë janë vënë mes protestave dhe regjimit të Vuçiqit, janë vënë në shënjestër të tabloideve dhe televizioneve agresive të regjimit nga njëra anë dhe mediave që kritikojnë gjithmonë qeverinë në anën tjetër.

    Sulmet e shumta

    Rreth 200 punonjës, të mbledhur në nismën “Protesta jonë”, pohojnë se drejtuesit e RTS po i diskriminojnë punëtorët dhe po e dëmtojnë programin. Ndaj RTS ka sulme të shumta nga të gjitha anët. Mediat e afërta me regjimin po i quajnë protestat e studentëve si “aksion terrorist”, “terror të pakicës” dhe “dhunë kriminale” ndaj punonjësve të shërbimit publik.

    Ndersa studentët thonë se e drejta e punëtorëve të RTS për “punë dinjitoze” po kërcënohet – jo nga bllokada, por nga regjimi dhe qeveria serbe. “Ayre u mohohet mundësia e mendimit kritik dhe veprimit të lirë, përmes mashtrimeve të shumta, frikësimit dhe ekspozimit ndaj presioneve të mëdha”.

    Çfarë RTS “meriton të ekzistojë”?

    Shoqatat e mëdha të gazetarëve, UNS dhe NUNS, e dënuan vendosjen e posterave që u ngjarjnë urdhërarresteve kundër redaktorëve të RTS. E janë publikuar edhe numrat e telefonave të disa gazetarëve e drejtuesve në rrjetet sociale.

    Por mendimet ndryshojnë për vetë bllokadën. Ndërsa UNS apelon që të gjithë gazetarët të lejohen të punojnë, NUNS thotë se RTS është jashtë kornizës së gazetarisë dhe ligjit, ndaj nuk do të mbrojnë dikë që shkel kodin.

    “Protesta e studentëve është e justifikuar. Është finalja logjike e gjithçkaje që ka ndodhur në dekadën e fundit, pasi RTS po humbet profesionalizmin dhe po kthehet në buletinin propagandistik të Vuçiqit”, thotë për DW, kreu i shoqatës, Zheljko Bodrozhiq.

    Ndërsa sociologu Vladimir Vuletiq, dikur anëtar i Bordit të Drejtorëve të RTS, dënon bllokadat.Ai shton se ka nga ata si në qeveri ashtu edhe në opozitë që do të ishin të lumtur të shihnin mbylljen e shërbimit publik.

    Bodrozhiq mendon se RTS ka nevojë për një reformë rrënjësore dhe për shndërrim në një shërbim të vërtetë publik. E ka nevojë edhe për reforma të tjera, sepse regjimi ka vendosur në postet vendimmmarrëse njerëzit e vetë.

    Bllokada e RTS-së vazhdon dhe ditët e fundit është shndërrruar në ngjarjen qendrore e protestës, e cila po i afrohet gjashtëmujorit të saj, ndërkohë që nuk dihet se kur do të përfundojë. Studentët thonë se nuk janë të lodhur me protesta./DW

    “Mbaje kokën lart dhe ec përpara”/ Livia Brunga takon për herë të parë të atin pas 22 vitesh

    “Ishte mik i madh i kombit tonë”, Berisha rrëfen bisedën me Papa Françeskun

    Ar*a e paketuar si dhuratë, arrestohet 23-vjeçari që donte ta shiste

    https://radar.al/ara-e-paketuar-si-dhurate-arrestohet-23-vjecari-qe-donte-ta-shiste/

    Beograd Dragan Bujosheviq
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026

    Raportuesi i BE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria tashmë e ka një këmbë në kampin europian

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.