ITALI– Këngëtari Italian, njëkohësisht edhe ish-bashkëshorti i Chiara Ferragnit, Fedez është ndjerë keq teksa ishte në aeroplan duke shkuar për në Pulia për një shfaqje live dhe u dërgua në spital sapo aeroplani u ul.
Siç shkruajnë mediat italiane lajmin e ka bërë të ditur stafi i tij përmes llogarisë së këngëtarit në Instagram, duke shpjeguar kështu mungesën e tij në mbrëmjen e planifikuar në klubin e natës Praja në Gallipoli.
“Fatkeqësisht, gjatë fluturimit për në Gallipoli, Federico nuk ishte mirë, ai u ndihmua nga një ambulancë në aeroport dhe për momentin është ende në pritje të rezultateve. Për këtë arsye ai nuk do të mund të jetë i pranishëm në mbrëmjen e planifikuar në Praja di Gallipoli këtë mbrëmje. Ju kërkojmë ndjesë të gjithëve për shqetësimin. Stafi”, shkruhet në postim.
Kujtojmë se Fedez ka kaluar pak kohë më parë një situatë të vështirë shëndetësore para ndarjes nga Chiara.



