Në fshatin Junake, komuna e Zveçanit, Policia Kufitare ka zbuluar një arsenal armësh të fshehura brenda një gypi metalik në pyll.
Sipas Veton Elshanit, Zëvendësdrejtor për rajonin e veriut, janë gjetur një pushkë gjysmëautomatike, dy pushkë gjuetie dhe municion për to. Në vendngjarje kanë intervenuar edhe Hetimet Rajonale dhe Ekipi për Asgjësimin e Mjeteve Eksplozive (EOD), të cilët kanë sekuestruar armët.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa ende nuk është ndaluar asnjë person lidhur me këtë rast.


