Në Ibë të Tiranës, nga kërkimet e policisë me dron, është konstatuar në një zonë malore një trup njeriu.
Janë nisur alpinistët e RENEA-s për të verifikuar nëse është trup njeriu dhe nëse i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi.
Autori i dyshuar është shoku i tij, Armando Shakaj, makina e të cilit është gjurmuar deri në Ibë.
Pas krimit, Armando Shakaj ka ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët. Ai dyshohet se ka shkëputur kamerat e sigurisë në korridoret e godinës dhe më pas ka urdhëruar kamerierin e lokalit të tij, Enea Zyferin, të ndërpriste energjinë elektrike, me qëllim që të mos regjistrohej momenti i transportimit të trupit drejt automjetit.
Familjarët kanë humbur kontaktet me 34-vjeçarin që më datë 4 qershor.


