Pasi u publikua lajmi që SPAK mbërriti në shtëpinë e Erion Veliaj për të ushtruar kontrolle dhe për sekuestrimin e telefonit të Ajola Xoxës, para pak çastesh u publikua dhe njoftimi zyrtar.
SPAK reagoi më tej për lajmin duke njoftuar se janë ndërmarrë disa veprime hetimore, ndërsa hetimi është ende në faza paraprake.


