Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se…

    “Shqipëria përparim drejt BE!” Eurodeputeti Kovatchev: Protestat? Të gjendet zgjidhja më e mirë për qytetarët

    Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Mjull-Bathore, në kërkim të autori

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Seanca në ‘Administrative’/ Veliaj: Harmoni shqetësuese mes qëndrimeve të KLP dhe Ols Dados!

    May 9, 2026
    Seanca në ‘Administrative’/ Veliaj: Harmoni shqetësuese mes qëndrimeve të KLP dhe Ols Dados!

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se gjatë seancës së djeshme në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohej padia ndaj Ols Dados, u evidentuan zhvillime shqetësuese për standardet e shtetit të së drejtës dhe transparencës së drejtësisë në Shqipëri.

    Komentet Veliaj i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku zbërtheu detaje nga seanca e djeshme në Administrative, ku kryebashkiaku kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së Ols Dados si prokuror.

    Veliaj dënoi ndalimin e transmetimit live të seancës gjyqësore, duke e cilësuar udhëzimin administrativ të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në kundërshtim me standardin kushtetues për transparencën e gjykimit.

    Për Veliajn, në një shtet demokratik, karriera e një prokurori (Ols Dado në rastin konkret) nuk mbrohet duke shmangur kontrollin publik mbi ligjshmërinë e mandatit të tij, por duke provuar publikisht se ai mandat është fituar në përputhje me ligjin.

    Po ashtu, Veliaj ka shkruar se gjatë gjykimit u evidentua një harmoni shqetësuese institucionale ndërmjet qëndrimeve të dy të paditurve, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Ols Dados.

    Sipas Veliajt, provat e paraqitura nga përfaqësuesja e KLP treguan se ky institucion nuk ka marrë asnjëherë një vendim kolegjial mbi çështjet e ngritura nga kryebashkiaku.

    Për kryebashkiakun e Tiranës, nënkryetari i institucionit ka penguar dërgimin e çështjes për shqyrtim në organin kolegjial dhe ndërkohë sipas tij, janë krijuar përshtypje publike sikur ekziston një vendimmarrje e KLP-së, kur në fakt një e tillë nuk rezulton të jetë marrë.

    Seanca e radhës për padinë e Erion Veliajt ndaj Ols Dados do të zhvillohet më 19 qershor. Kujtojmë se në seancën e ditës së djeshme, Veliajt i shkuan në mbështetje një numër i madh artistësh, përfshirë edhe aktorin Robert Ndrenika. Gjykata i refuzoi kërkesën për transmetimin e gjyqit live.

    Reagimi i Veliajt:

    Të nderuar përfaqësues të medias,

    Gjatë seancës së djeshme në procesin administrativ me paditës Erion Veliaj dhe të paditur Ols Dado etj., u evidentuan disa zhvillime shqetësuese për standardet e shtetit të së drejtës dhe transparencës së drejtësisë në Shqipëri.

    Edhe pse mediat kishin instaluar kamerat dhe transmetimi kishte nisur, gjykata vendosi ndalimin e transmetimit live të seancës dhe nxjerrjen e kamerave jashtë sallës, duke u mbështetur në një udhëzim administrativ të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në kundërshtim me standardin kushtetues për transparencën e gjykimit.

    Kundër pranisë së kamerave u pozicionuan dy subjekte të shtetit shqiptar: I padituri Ols Dado dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Argumenti i paraqitur nga i padituri Dado ishte se transmetimi live mund të dëmtonte imazhin dhe karrierën e magjistratit, pasi akti i emërimit është një akt individual. Ky argument shpjegon pikërisht pse transparenca është e domosdoshme. Në një shtet demokratik, karriera e një prokurori nuk mbrohet duke shmangur kontrollin publik mbi ligjshmërinë e mandatit të tij, por duke provuar publikisht se ai mandat është fituar në përputhje me ligjin. Një mandat i ligjshëm nuk ka frikë nga kamerat dhe një proces i drejtë nuk ka frikë nga publiku.

    Gjatë gjykimit u evidentua gjithashtu një harmoni shqetësuese institucionale ndërmjet qëndrimeve të dy të paditurve Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atyre të Ols Dados. Nga vetë provat e paraqitura nga përfaqësuesja e KLP rezultoi se ky institucion nuk ka marrë asnjëherë një vendim kolegjial mbi çështjet e ngritura nga Erion Veliaj. Përkundrazi, sipas sa rezultoi në seancë, nënkryetari i institucionit ka penguar dërgimin e çështjes për shqyrtim në organin kolegjial dhe ndërkohë, janë krijuar përshtypje publike sikur ekziston një vendimmarrje e KLP-së, kur në fakt një e tillë nuk rezulton të jetë marrë.

    Po ashtu, iu bë me dije gjykatës se përfaqësuesja e KLP kishte tejkaluar objektin e autorizimit institucional, duke mbajtur qëndrime për çështje mbi të cilat institucioni që ajo përfaqëson nuk është shprehur kurrë. Të gjitha këto fakte iu parashtruan gjykatës, përfshirë elementë që ngrenë dyshime serioze për paligjshmëri të rënda institucionale. Fatkeqësisht, nuk pati asnjë reagim.

    Megjithatë, një gjë u bë e qartë për çdo person të pranishëm në sallë: kush kërkonte transparencë dhe shqyrtim me themel të së vërtetës, dhe kush kërkonte errësirë dhe mbyllje sa më të shpejtë të çështjes.

    Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar: askush nuk bëhet prokuror i Republikës së Shqipërisë përmes heshtjes institucionale, kalimit të kohës apo shmangies së kontrollit publik dhe gjyqësor. Nëse kriteret ligjore nuk janë përmbushur, pavlefshmëria absolute nuk shërohet me kalimin e viteve.

    Ne do të vazhdojmë të kërkojmë deri në fund verifikimin e plotë të ligjshmërisë së ushtrimit të këtij pushteti, sepse bëhet fjalë jo vetëm për një proces konkret, por për vetë besueshmërinë e shtetit të së drejtës dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë.

    Gjykata Administrative Kryebashkiaku Erion Veliaj ols dado
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Efektivi i policisë rrugore i jep fund jetës në Tiranë, 30-vjeçari dyshohet se…

    June 14, 2026

    “Shqipëria përparim drejt BE!” Eurodeputeti Kovatchev: Protestat? Të gjendet zgjidhja më e mirë për qytetarët

    June 14, 2026

    Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Mjull-Bathore, në kërkim të autori

    June 14, 2026

    Pesë të arrestuar për krime lufte në Reçak, dyshohet se ishin pjesë e njësive speciale serbe

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.