PRISHTINË– Këtë të hënë të 6 Tetorit në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka dëshmuar Naim Uka, mjeku ligjor që kreu autopsinë e Lirdona Ademajt.
Ekspertiza e tij ka treguar se Liridona u vra nga një distancë 2-5 centimetra.
“Gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar përreth vrimës hyrëse prezencën e faktorëve plotësues të qitjes të cilët kanë shkaktuar djegien lëkurore me prezencë të grimcave të barutit dhe në bazë të këtyre provave mjekoligjore është konstatuar se distanca e qitje sillet prej 2 deri në 5 cm”, ka deklaruar mjeku ligjor, që po ashtu ka përjashtuar çdo mundësi të vetëvrasjes. Eksperti ka treguar se gjatë autopsisë Liridona kishte hematomë në krahun e majtë të saj, të shkaktuar të minimalisht tre orë para vrasjes. Megjithatë, mjeku ligjor nuk ka përcaktuar mjetin me të cilin është shkaktuar lëndimi. Po. Dora është një nga mjetet e cila nuk mund të përjashtohet si mjet përmes të cilit është shkaktuar ky dëmtim trupor.”- shtoi më tej Uka.
Ai u mor në pyetje edhe nga i akuzuari, Naim Murseli.
“Në kushte normale unë nuk kam nevojë as me bo pyetje sepse nuk besoj që një shenjë një dorë mund të shkaktohet nga dikush që nuk ka qenë prezent. Por prokurorja pohon se kjo shenjë është shkaktuar nga unë sepse sipas saj kam mbajtur bashkëshorten time për mos të iu shmangur plumbit. A e thotë raporti këtë? Që unë e kam mbajtë gruan time në momentin e vrasjes?”, pyeti Murseli./Radar.al


