Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “S’do më kishit kapur kurrë”- Si e futën në kurth Safet Bajrin me ADN-në

    February 24, 2025
    Ish-missi shqiptar. Zbulohet e dashura e Safet Bajrit (DETAJE)

    Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar arrestimin e Safet Bajrit në Shkodër, duke e cilësuar si rezultat të një “kurthi” të ngritur nga Prokuroria e Posaçme dhe policia. Sipas saj, GJKKO me gjyqtarin Erjon Çela urdhëruan policinë të shoqëronte Bajrin për marrjen e ADN-së në lidhje me një vrasje, por operacioni fillestar dështoi pasi ai nuk u gjet në banesë.

    “Jam paraqitur vetë”/ Zbardhet dëshmia e Safet Bajrit në GJKKO: Nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë

    Më pas, Bajri u paraqit vetë në polici, i bindur se nuk kishte masë ndaj tij, por u arrestua sapo mbërritën forcat nga Tirana. Bashkë me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, ai akuzohet për organizimin e vrasjes së Fatbardh Licit, si hakmarrje për vrasjen e policit Boran Bërçana në vitin 2018.

    Erion Veliaj: Po, në atë sallë gjyqi jam fyer, sulmuar e kërcënuar nga Olsi Dado. Do e çmontoj atë dosje

    Lala kujton se në fillim familjet Bajri dhe Lici ishin pajtuar sipas traditave të Kanunit, por konflikti rifilloi pas vrasjes së Bërçanës. Tashmë, sipas Prokurorisë së Posaçme, provat e mbledhura rëndojnë mbi të akuzuarit për vrasje dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

    Alibeaj shpalli ‘bashkëjetesën’ me Dash Shehin: Ka sens analitik që nuk e gjen kollaj

    ‘Prokuroria e Posaçme e ka arrestuar Safet bajrin, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal. Ata akuzohen për një vrasjen e Fatbardh Licit, ndërsa dy të tjerë i mbijetuan atentatit. Prokuroria e Posaçme dhe policia i ngritën “kurth” Bajrit. GJKKO, me gjykatësin Erjon Çela urdhëruan policinë që ta shoqëronin për t’i marrë ADN-në për një vrasje. Policia vajti atje, por doli duarbosh, pra ishte aksion i dështuar. Safet Bajri nuk u gjet në banesë dhe kishte probleme me aksionin e RENEA-s, madje nuk kishte as karroatrec.

    Më pas Safet Bajrit doli në televizion dhe foli për akuzat. Policia i tha që të paraqitej për t’i marrë ADN-në, por Safet Bajri i bindur se nuk do të kishte masë ndaj tij tha se nuk kishte automjet, sepse ia kishin sekuestruar automjetet e blinduara. Kur ai shkoi në polici, shoqëruar nga avokati dhe njerëz që e fotografonin për të thënë se u vetëdorëzua, nuk kishte ardhur ende policia nga Tirana, pra eprorët.

    Policia erdhi pas pak dhe e morën për në Tiranë. Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali, akuzohen se kanë organizuar vrasjen e Fatbardh Licit, si hakmarrje për vrasjen e Boran Bërçanës, polic, që u vra në vitin 2018, bashkë me partneren Silvi Ndoci.

    VIDEO/ Shuhet këngëtarja e njohur

    Ndërkohë, në janar të vitit 2018, në Shkodër ndodhi një nga ngjarjet më të rënda, e cila u konsiderua edhe si një akt i mundshëm terrorist. Në tregun e qytetit, në automjetin e Lulëzim Kullës, u vendos një sasi e madhe tritoli me qëllim për ta ekzekutuar atë. Kulla mbeti i plagosur, por po ashtu u plagosën edhe disa kalimtarë të rastësishëm.

    Pas kësaj ngjarjeje, fillimisht familjet Bajri dhe Lici u pajtuan mes tyre dhe u bënë kumbari sipas dokëve dhe Kanunit. Megjithatë, në momentin që u vra Boran Bërçana, konflikti rifilloi dhe tashmë është zbuluar nga provat që pretendon prokuroria e posaçme. Këto prova rëndojnë mbi Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin për akuzën e vrasjes dhe pjesëmarrjen në një grup të strukturuar kriminal,’ tha Lala.

    Boran Bërçana Klodiana Lala kurth Safet Bajri sdo me kishit kapur kurre spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    April 16, 2026

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    April 16, 2026

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    April 16, 2026

    Zjarri në pallatin ‘Arlis’/ Dyshohet se flakët nisën nga pakujdesia e disa të miturve! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.