Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Momenti kur oficeri i policisë humb jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me të dyshuarin

    Papunësia në nivel rekord të ulët, paga mesatare kapërcen 84 mijë lekë në vitin 2025

    Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “S’deshe ta mbyllësh me pak ti, deshe gjyq. Ç’deshe, që u hallakate ti?”- Si ‘vilen’ qytetarët në dyert e ISSH

    October 15, 2024

    Vladimir Bajlozi, një banor i Sukthit, tregon se pësoi infarkt ndaj nisi të mbledhë vitet e punës për pensionin e invaliditetit. Ai pa, se i mungonin disa vite 1985-1994, kur ka punuar si karrocier në ndërmarrjen e Sukthit.

    Vladimiri iu drejtua ISSH-së, arkivës në Lundër dhe sërish nuk i gjeti vitet e punës. Iu drejtua gjykatës në vitin 2021, por ende sot nuk janë zhvilluar seancat.

    Vladimiri u drejtua tek sigurimet në Durrës dhe një punonjëse i tha, se duhet të ishte konsultuar me juristin dhe të kishte mbaruar punë me të.

    Punonjësja: Po ti ke dy vjet, që vjen vërdallë.

    Vladimir Bajlozi: Po dy vjet.

    Punonjësja: Unë të lidha me Isën (juristin). Ti pse s’e mbarove punën me Isën? Vini vërdallë kot së koti. Të pata thënë. Mos u merr me avokatë, që s’punojnë me sigurime. Po, se është gjynah tani. Ti me Isën të ishe lidhur, ta kishte bërë Isa me KRA (Komision Rajonal i Ankesave), s’kishe nevojë fare me shku në gjyq. Nuk kam dhe unë, çfarë të bëj. Nuk kam fytyrë t’i them Isës.

    Sipas saj, Isa, juristi, mund t’ia zgjidhte problemin pa qenë nevoja të shkonte gjyq, por duke paguar ryshfet.

    Qytetari: Tani, më thuaj, sa duhet t’i jap këtij?

    Punonjësja: Të thotë vetë ai, mos e vrit mendjen, se kanë besim ato. Ai do ta bëjë, ti do marrësh diferencat vetë. Nuk do vritesh. Nuk do nxjerrësh gjë nga xhepi. Mirë? Se ka besim ai.

    Qytetari: Mos thotë si radhën e parë, se për Zotin, se i thonë 3 milionë lekë.

    Punonjësja: Radhën e parë s’deshe ti. Se s’deshe të paguash fare. “Jo, më mirë shkoj tek gjyqi, se m’i ka borxh.”

    Qytetari: Unë e dija, se mbaron gjyqi shpejt me një seancë.

    Punonjësja: Sa më shumë diferenca të marrësh ti, më keq është, se do të kërkojë më shumë. Ti që atëherë ta kishe bërë, e kishe mbyll me pak. Ç’deshe, që u hallakate ti? Ka një komision këtu, që është Isa kryetar dhe mendoj, që ta bësh me Isën. Dhe është një komision në Tiranë. Po ti i kishe ndjekur rrugët. Të ka nxjerrë negative Isa, të ka nxjerrë negative dhe Tirana dhe mbas negatives së Tiranës, ti mund të shkosh veç në gjyq. Tani do presim të gjejmë fakt të ri. Do ta sigurojmë ne një fakt të ri, për shembull një librezë pune, që ti e ke pas dhe nuk e ke ose një asistencë, një gjë. Ti vetëm ki durim!

    Në këto kushte qytetari mori kontakt me juristin dhe me 500 mijë lekë të vjetra, arriti të merrte vitet e punës, përfshirë diferencat e kaluara.

    Qytetari: Më mori avokatja dhe më tha në datën 1 Tetor tha.

    Juristi: Po, ke seancë në Tiranë.

    Qytetari: Tani si t’ia bëjmë? Të vete unë në gjyq, apo të mos vete?

    Juristi: Në gjyq e ke më të mbrojtur, që nuk ta luan më njeri sa të kesh jetë.

    Qytetari: Ça më tha Diana mua?

    Juristi: Dëgjo, si është puna! Dhe këtu po këto shpenzime do kesh, se nuk është, se kam unë gjë në dorë. Ca më thonë, do të them. Lekët do i marrësh. Të gjitha, sa ke të prapambetura, do të t’i jap. Sa ke paguar për gjyqin?

    Qytetari: Po ku mbaj mend unë? Di unë, sa kam paguar.

    Juristi: Po ti në gjyq gjithë lekët ça ke harxhuar, i bie mos të marrësh asgjë. Të vazhdosh t’i marrësh shtesat nga fillimi prapë.

    Qytetari: Ta heq qafe atë punë.

    Juristi: Ato, që do harxhosh, jepi këtu dhe mbaron atë!

    Juristi: Të paktën sill gjysmat tani, të tjerat, kur t’i marrësh. Në rregull?

    Qytetari: Po sa?

    Juristi: Sa do e paguash gjyqin?

    Qytetari: Ku di unë, o burrë.

    Juristi: Pa një milionë lekë, gjyqi s’shkon.

    Qytetari: Po ku di unë.

    Juristi: Po ta bëj edhe po të them. Sot data 24, do të thërras unë.

    Qytetari dorëzon shumën e kërkuar dhe vitet e punës gjenden si me “magji”, nga 9 vite plot 19 vite.

    Juristi: Kanë kaluar ato. Ik te posta! Po të them i ke te posta, na! Ja ku e ke!

    Qytetari: Dakord, po s’kam internet.

    Juristi: I ke gati. Shko merri atje! Ka dalë fatura. 3 milionë e 41 mijë lekë do marrësh ti. ‘96-‘94 kanë qenë ato. Unë ta thashë që atë ditë, 140 mijë lekë shkon pensioni, ti the më shumë. Aq shkon. Pse s’dua unë të t’i jap?

    Qytetari: Dianës do ia japësh ti, apo unë?

    Juristi: Ç’ke, o burrë?!

    Qytetari: Do t’i numëroj. 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9…

    (I numëron sërish)

    Qytetari: Ti e bëre punën tënde. Dianën ta takoj unë?

    Juristi: Po ik, o burrë! Mos e vrit mendjen! /tvklan

    issh kemp rryshfet Vladimir Bajlozi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Momenti kur oficeri i policisë humb jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me të dyshuarin

    June 23, 2026

    Papunësia në nivel rekord të ulët, paga mesatare kapërcen 84 mijë lekë në vitin 2025

    June 23, 2026

    Shqipëria memorandum bashkëpunimi me kompaninë ENI, Karakaçi: HUB Kombëtar për produktet energjetike

    June 23, 2026

    Gucati: Simbolet e UÇK-së të mos përdoren për qëllime politike në Tiranë

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.