Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Raporti vjetor/ Kreu i SPAK Klodjan Braho raporton sot para Këshillit të Lartë të prokurorisë

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë së Veriut trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Scholz pret liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin

    October 14, 2024
    Scholz pret liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin
    Kancelari Scholz pret kryemininistrin. Albin Kurti

    Në jubileun e 10-vjetorit të Samitit të Berlinit pritet miratimi i planit të ri për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe një marrëveshje për lehtësimin e studimeve në vendet e rajonit.

    Kancelari gjerman Olaf Scholz pret sot në Kancelarinë Federale kryetarët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Ekonomisë, në kuadër të Procesit të Berlinit. Përveç gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë gjithashtu vendet partnere, përfaqësues të Bashkimit Evropian.

    Marrëveshje të reja për bashkëpunim rajonal dhe lëvizshmëri

    Siç bëhet e ditur nga qarqe qeveritare në Berlin, në qendër të samitit qëndron nënshkrimi i një marrëveshjeje që përfshin shkëmbimin e studentëve dhe lehtësimin e qasjes në institucionet arsimore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo marrëveshje synon të thjeshtojë njohjen reciproke të kualifikimeve akademike dhe diplomave universitare, duke lehtësuar mobilitetin e studentëve dhe mundësitë e tyre për të studiuar në universitetet e vendeve të tjera të rajonit.

    Gjithashtu, pritet të miratohet një plan i ri veprimi për Tregun e Përbashkët Rajonal, i cili synon të harmonizojë standardet sociale dhe të punës, si dhe të lehtësojë qarkullimin e mallrave, shërbimeve dhe njerëzve brenda rajonit. Burime nga qeveria gjermane kanë raportuar se një çështje tjetër që do të diskutohet është zhbllokimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), që pritet të përforcojë më tej bashkëpunimin tregtar në rajon.

    Takime përgatitore dhe rezultatet paraprake

    Para samitit janë zhvilluar disa takime të ministrore, ku janë trajtuar një sërë temash për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Kështu për shembull, në takimin e ministrave të Brendshëm u diskutua për bashkëpunim kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, në takimin e  ministrave të Ekonomisë u diskutua për transformimin energjetik të vendeve të rajonit dhe eliminimin e barrierave tregtare. Ministrat e Jashtëm ranë dakord për përmirësimin e standardeve për investimet e huaja dhe marrëdhëniete fqinjësisë së mirë. Po ashtu ka pasur dakordime për përmirësimin e gjendjes së romëve dhe harmonizimin e legjislacionit në çështjet gjinore. Në samit do të diskutohen edhe rekomandimet e dala nga Forumi i Shoqërisë Civile dhe Forumi rinor, të cilat po zhvillohet paralelisht me takimin e nivelit të lartë në Berlin.

    Procesi i Berlinit, i krijuar në vitin 2014për të mbështetur procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, është një nismë e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel./../DW

     

    liderët e Ballkanit Perëndimor Samiti i Berlinit Scholz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Raporti vjetor/ Kreu i SPAK Klodjan Braho raporton sot para Këshillit të Lartë të prokurorisë

    April 27, 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    April 27, 2026

    Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë së Veriut trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët

    April 27, 2026

    Parashikimi i motit për ditën e sotme, 27 Prill 2026

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.