Pas qarkullimit të pamjeve ku Drilon Rama, fituesi i Big Brother VIP Kosova, shihej në shoqërinë e një vajze tjetër, Sara Kolami ka hequr nga ndjekësit në Instagram ish-partnerin e saj, duke ndezur alarmin për përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Çifti u lidh brenda shtëpisë së BBVK, por pas përfundimit të spektaklit nuk dhanë asnjë konfirmim publik për statusin e lidhjes. Ky veprim i Sarës po interpretohet gjerësisht nga ndjekësit si një shenjë e qartë se romanca e tyre ka marrë fund.
A do të thyejnë heshtjen Sara apo Driloni për të sqaruar situatën?


