Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Studimi i ri: Montelukasti mund të rrisë efektivitetin e imunoterapisë kundër kancerit

    “Përgëzime Spanjës”, Messi reagon pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është e madhe, por jam krenar për këtë grup

    Lamallari: Dronët dhe kamerat inteligjente do të monitorojnë shkeljet në rrugë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Samiti i diasporës në Tiranë dhe anëtarësimi në BE, ministri i Jashtëm: Qëllimi ynë është i qartë

    April 10, 2026

    TIRANË– Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha sot u shpreh se objektivi kryesor i qeverisë mbetet procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se ky është “zemreku i punës” së institucioneve shtetërore.

    Këtë të premte të 10 Prillit Hoxha gjatë një takimi me gazetarët tha se Shqipëria po kalon një proces transformimi përmes reformave të lidhura me integrimin europian, ndërsa theksoi se rezultatet e këtij procesi maten pikërisht me përparimin drejt BE-së.

    “Jemi mësuar të flasim gjithmonë për integrimin europian, por termi i saktë është anëtarësimi në BE. Kjo është rruga për të cilën jemi angazhuar. Kjo ministri, ministritë e tjera, qeveria dhe i tërë aparati ekzekutiv ka vetëm këtë moto: Çfarë po bëjmë për procesin e anëtarësimit në BE. Anëtarësimi në BE është zemreku i punës sonë, është treguesi i rezultateve tona. Vetëm kështu i masim tani rezultatet tona. Javët e fundit kemi parë deklarata, hamendësime pafund, një tymnajë të çuditshme që është ushqyer nga një diskurs i brendshëm. Ajo që është fakt është se Shqipëria ka bërë një përparim të dukshëm dhe që janë përmbajtja e procesit negociues.

    Është një proces transformimi që ndodh në vend. Takimet bëhen në Bruksel, por reformat dhe rezultatet bëhen dhe mbesin këtu. Integrimi nuk është vetëm proces teknik, raportesh, emailesh, pyetje, përgjigje, por një transformim që ndodh në një vend. Vendimi merret në Bruksel, impakti është këtu. Në këtë proces, nuk është përjashtuar askush. Ne kemi dëshirë të bëjmë çdo qytetar të këtij vendi bashkëkontribues në këtë proces. Dhe gjithkush, pavarësisht ku është i vendosur, ka diçka për të bërë në këtë rrugë të pakthyeshme. Unë do mundohem të shkoj në çdo cep të këtij vendi. E kam merak të veçantë rininë edhe si prind. Do doja që ata ta shohin BE si realitet, jo si ëndërr. Ta jetojnë.”-tha ministri.

    Ndër të tjera ministry tha se forcimi i lidhjeve me diasporën mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë.

    Ai bëri të ditur se brenda tre deri në katër ditëve do të zhvillohet Samiti i Diasporës, ku do të trajtohen një sërë çështjesh që prekin shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

    “Qëllimi ynë është i qartë, të nisim investimet si dhe të krijojmë politika gjithëpërfshirëse, duke marrë bashkatdhetarët tanë që të ulemi dhe të bisedojmë se si do e bëjmë më mirë. Qëllimi ynë është që të forcojmë lidhjet me diasporën. Duam një diasporë dhe të mirë integruar për atje ku kanë zgjedhur që të jetojnë. Të mundohemi që edhe integrimit europian, t’i japim bashkëpunimin me ata që e duan Shqipërinë në BE. Sjellin Europën në Shqipëri. Samiti përfshin 18 panele. Një element i pranishëm është e drejta e votës dhe përfshira sa më e integruar e diasporës në jetën politike dhe në vendimmarrje. Thelbi i samitit është që të kalojmë nga fjalët te veprat.”- tha ministri./Radar.al

    Bashkimin Europian Ferit Hoxha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Studimi i ri: Montelukasti mund të rrisë efektivitetin e imunoterapisë kundër kancerit

    July 20, 2026

    “Përgëzime Spanjës”, Messi reagon pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është e madhe, por jam krenar për këtë grup

    July 20, 2026

    Lamallari: Dronët dhe kamerat inteligjente do të monitorojnë shkeljet në rrugë

    July 20, 2026

    Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, përplasen dy automjete

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.