TIRANË– Diella është ministrja më e re e Kabinetit qeveritar “Rama4”. Ministrja virtuale do të ketë në kompetencë prokurimet publike, me synim për të eliminuar korrupsionin.
Në një intervistë për Radar.al inxhinieri elektronik Ermand Mërtenika, ka folur për kostot e mirëmbajtjes së “Diellës”.
“Mendoj që të mirëmbash Diellën nuk mendoj që është një kosto e madhe. Se në fund të fundit ajo është një avatar, me një database të caktuar, specifike, pra është reduktim kostosh normal. Teknologjia sot ndikon në reduktimin e kostove, mendoj që nuk duhet një buxhet I madh për të mirëmbajtur Diellën në aspektin vjetor. Thjesht do të mbash serverin respektiv për të, për këtë avatar. Azhornimi, update i softwerëve.”-tha Mërtenika./Radar.al


