Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reperi abuzoi me 14-vjeçaren dhe e vr*u për të mos i prishur karrierën, Trupi i saj i copëtuar u gjet në makinën e tij

    Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, pritet takimi me Mitsotakis

    Goditet grupi që shiste drogëra të forta në Berat, arrestohen 3 persona

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Sa do të ndryshojë TAKSA për apartamentet e privatizuara në ‘92

    September 8, 2025

    Propozimi për rritjen e çmimeve të referencës në rrethe pritet të ndryshojë edhe detyrimin e taksës së ndërtesës për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, të privatizuara nga qytetarët nëpërmjet shumave simbolike, nëpërmjet ligjit të miratuar në 92.

    Për ndërtesat që përdoren për qëllime banimi shkalla e taksës është 0.05%. Ndërsa baza e taksës është vlera e ndërtesës e përllogaritur sipas çmimeve referencë të apartamenteve të përcaktuara në metodologjisë e miratuar me VKM nr.132 datë 7/3/2018.

    Për ndërtesat për banim të privatizuara sipas metodologjisë, çmim i referencës për metër katror është 70% vetëm në rastin e shitjes së parë. Nëse për pronën janë kryer transaksione të tjera, vlera e apartamentit do të llogaritet me çmimet e plota të referencës.

    Monitor ka llogaritur se do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për apartamentet e privatizuara me sipërfaqe 70 metër katror, sipas çmimeve të reja të referencës të propozuar në rrethe.

    Konkretisht për një familje që zotëron një apartament të ndërtuar para viteve ‘90 në qytetin e Korçës me sipërfaqe 70 metra katror është 1,118 lekë në vit apo 93 lekë në muaj. Detyrimi paguhet nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm.

    Me ndryshimet e propozuara qyteti i Korçës do të ndahet në 4 zona kadastrale. Për zonën nr.1 çmimi i propozuar është 70 mijë lekë për metër katror nga 48,5 mijë lekë. Detyrimi për taksën në ndërtesës për këtë familje do të arrijë 1,715 lekë në vit apo 142 lekë në muaj. Detyrimi do të rritet 44.3% në të njëjtën vlerë që rritet referenca.

    Ndërsa për një familje që zotëron një apartament të ndërtuar para viteve ‘90 në qytetin e Vlorës me sipërfaqe 70 metra katror është 1,514 lekë në vit apo 126 lekë në muaj.

    Me ndryshimet e propozuara qyteti i Vlorës do të ndahet në 7 zona kadastrale (ku zona 7 do të ishulli i Sazanit, i cili aktualisht nuk është i banueshëm, por pritet që të zhvillohet një projekt). Për zonën nr.1 çmimi i propozuar është 98 mijë lekë për metër katror nga 61,8 mijë lekë që është aktualisht çmimi i referencës për qytetin e Vlorës.

    Detyrimi për taksën në ndërtesës për këtë familje do të arrijë 2,401 lekë në vit apo 200 lekë në muaj. Detyrimi do të rritet 58.5% në të njëjtën vlerë që rritet referenca.

    Në rrethe rritja më e lartë e detyrimit për taksën e ndërtesës pritet të jetë në qytetit e Durrësit, ku është propozuar edhe rritja më e lartë e çmimeve të referencës.

    Aktualisht çmimi i referencës për Durrësin është 67,5 mijë lekë për metër katror. Në zonën nr.13 kadastrale, në zonën e portit ku po zhvillohet projekti i “Durrës Yaht Marina” është propozuar çmim fiskal 200 mijë lekë për metër katror. Nëse një familje që zotëron një apartament të privatizuar në këtë me sipërfaqe 70 metër katror, aktualisht paguan 1,653 lekë në vit taksë ndërtesë apo 137 lekë në muaj, pas miratimit të çmimeve të reja do të paguajë 4900 lekë në vit apo 408 lekë në muaj. Rritja e detyrimit do të jetë 196%.

    Por sipas ligjit nr. 9632 datë 30/10/2006 i ndryshuar, janë të përjashtuar nga taksa mbi ndërtesat disa kategori, përfshirë banesat sociale në pronësi të bashkive; ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre; ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetёm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetёm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë; ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike etj./skyweb

    apartamentet e privatizuara në ‘92 rritjen e çmimeve të referencës taksa
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reperi abuzoi me 14-vjeçaren dhe e vr*u për të mos i prishur karrierën, Trupi i saj i copëtuar u gjet në makinën e tij

    April 21, 2026

    Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, pritet takimi me Mitsotakis

    April 21, 2026

    Goditet grupi që shiste drogëra të forta në Berat, arrestohen 3 persona

    April 21, 2026

    Digjet një automjet në Kukës, preken edhe dy të tjera pranë saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.