SHBA– Sekretari i Shtetit Amerikan, Marco Rubio, ka njoftuar se administrata e presidentit Trump ka vendosur të mbyllë 83% të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Kjo masë pason një auditim të kryer nga stafi i Elon Musk, që ka rezultuar në anulimin e 5,200 kontratave dhe shpenzimin e dhjetëra miliardave dollarëve, pa shërbyer në interesat kombëtare të SHBA. Programet që mbeten, përkatësisht 18%, do të menaxhohen nga Departamenti i Shtetit për të siguruar efikasitet më të madh.
“Faleminderit DOGE dhe stafit tonë punëtor që punuan orë të tëra për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike.”-deklaron Rubio./Radar.al


