TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në konferencën për mediat, ka mohuar versionin që po qarkullon në media se vrasja e Egli Progës kishte si motiv “gjobëvënien”.
Rrumbullaku në mbrojtje të strukturave të policisë ka deklaruar se Policia nuk ka bërë asnjë lloj shkelje dhe se nuk e ka fshehur ngjarjen e Pogradecit.
“Në lagjen nr. 1 Pogradec për konfliktin për motive të dobëta janë konfliktuar, i cili gjatë konfliktit fizik është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe ka ndërruar jetë. 19:09 minuta policia kur ka marrë njoftimin, ku është kërkuar ndihmë mjekësore. Shërbimet policore kanë mbërritur për tre minuta, ku kanë rrethuar vendin e ngjarjes. Janë sekuestruar pamjet e sigurisë. Pajisje që administrohen nga prokuroria për ekzaminimin. Shtetasi Denis Meçe pas konfliktit është larguar nga vendi i ngjarjes e më pas është arrestuar. Vrasje me dashje e referuar nga policia. S’ka lidhje me gjobëvënien është konflikt i çastit. Është shkuar në vend ngjarje, janë sekuestruar kamerat e ambienteve përreth, janë shoqëruar disa persona, janë kryer veprimet e hetimeve. Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes. Është identifikuar autori dhe arrestuar tre të tjerë për moskallëzim krimi. Drejtoria e Policisë Korçë ka dhënë njoftimin e parë zyrtarë, që për arsye të ndryshme u deformua dhe u mohua. Baltosja në këtë rast është jo thjeshtë e pabazuar por është e dënuar moralisht dhe ligjshmërisht. Dua tu bëj me dije se do të ndërmerren hapa ligjore për të bërë deri në fund transparencë mbi shkaqet e këtij dezinformomi. Ngjarjet janë të qarta si drita e diellit. Ne e kemi referuar si vrasje me dashje.“-ka thënë Rrumbullaku.


