Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rrjeti Shqipëri–Norvegji i dro*ës, vëllezërit Pali dënohen me 17 vite burg nga GJKKO

    May 23, 2025
    Akuza për shpërdorim detyre/ GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit dhe 4 zyrtarë

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë dhe dënuar me gjithsej 17 vite e 8 muaj burg vëllezërit Flori dhe Fredi Pali, të akuzuar për drejtim dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që operonte në Shqipëri dhe Norvegji, me veprimtari në fushën e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

    Sipas vendimit të GJKKO-së:
    Flori Pali është dënuar me 11 vite burg, pas përfitimit të uljes me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ai u shpall fajtor për trafik ndërkombëtar droge, prodhim dhe shitje narkotikësh, pastrim parash dhe drejtim të një grupi kriminal. Ai kishte drejtuar shpërndarjen e të paktën 4 kg kokainë dhe 10 kg marijuanë në Stavanger të Norvegjisë, dhe kishte organizuar transferimin dhe menaxhimin e të ardhurave të paligjshme në Shqipëri.

    Fredi Pali, vëllai i tij, u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, po ashtu me ulje dënimi. Ai kishte ndihmuar në fshehjen dhe menaxhimin e parave të trafikut të dërguara nga Norvegjia në Shqipëri, duke kontribuar në ciklin e pastrimit të të ardhurave kriminale.

    Anita Adilaj, bashkëpunëtore e grupit, u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me vendim të formës së prerë, për rolin e saj si financiere dhe llogaritare e rrjetit kriminal. Ajo kishte bashkëpunuar ngushtë me të dënuarin në Norvegji, Halit Xhini, në dërgimin e të ardhurave të drogës drejt Shqipërisë.

    Hetimet, të nisura në vitin 2019, u zhvilluan në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze dhe zbuluan një rrjet kriminal të mirëorganizuar, që vepronte përmes dërgesave me para “cash” apo nëpërmjet kompanive financiare.

    GJKKO ka vendosur gjithashtu konfiskimin e disa pasurive, përfshirë dy apartamente në Tiranë, një truall në Ishull Shëngjin, automjete dhe celularë, të cilat rezultuan në pronësi ose zotërim të tërthortë të anëtarëve të grupit.

    Grupi kriminal kishte si qendër operacionale qytetin e Stavangerit në Norvegji, dhe ishte i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, disa prej të cilëve tashmë janë dënuar edhe nga autoritetet norvegjeze.

    droge Flori Pali Fredi Pali GJKKO Norvegji
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.