Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hezbollahu refuzon marrëveshjen e sigurisë SHBA–Izrael, Qassem e quan “dorëzim” ndaj Tel Avivit

    Lamallari: Vendimi për Ikballe Hudutin u bazua në informacionet e agjencive ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë

    Rritje 15% e turistëve në Lezhë, Rama: Kalimi te resortet 5 yje domosdoshmëri ekonomike dhe gjeostrategjike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rritje 15% e turistëve në Lezhë, Rama: Kalimi te resortet 5 yje domosdoshmëri ekonomike dhe gjeostrategjike

    June 27, 2026

    Numri i turistëve në Lezhë është rritur me 15% krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar një sezon pozitiv për një nga destinacionet bregdetare më të vizituara në veri të vendit.

    Kryeministri Edi Rama ndau të dhënat e publikuara nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, duke theksuar se këto shifra nuk janë thjesht statistikë, por dëshmi e një rritjeje të vazhdueshme të turizmit në vend.

    Sipas Ramës, zhvillimi i sektorit kërkon një fazë të re, ku kalimi drejt turizmit të resorteve me 5 yje shihet si një domosdoshmëri jo vetëm ekonomike, por edhe gjeostrategjike për Shqipërinë.

    Të dhënat tregojnë se, përveç vizitorëve vendas dhe shqiptarëve nga Kosova, këtë vit është rritur ndjeshëm prania e turistëve të huaj në zonën e Shëngjinit dhe Lezhës, duke përbërë rreth 20% të totalit të vizitorëve.

    Turistët ndërkombëtarë vijnë kryesisht nga Gjermania, Polonia, Italia, Çekia, Austria, Zvicra, Rumania, Ukraina, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Suedia. Grupi më i madh i turistëve të huaj janë gjermanët, të ndjekur nga polakët, italianët dhe çekët.

    Këto të dhëna, sipas autoriteteve lokale dhe bizneseve turistike, konfirmojnë rritjen e interesit për Lezhën dhe Shëngjinin si destinacione gjithnjë e më të preferuara në tregun rajonal dhe evropian të turizmit.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hezbollahu refuzon marrëveshjen e sigurisë SHBA–Izrael, Qassem e quan “dorëzim” ndaj Tel Avivit

    June 27, 2026

    Lamallari: Vendimi për Ikballe Hudutin u bazua në informacionet e agjencive ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë

    June 27, 2026

    Rritje 15% e turistëve në Lezhë, Rama: Kalimi te resortet 5 yje domosdoshmëri ekonomike dhe gjeostrategjike

    June 27, 2026

    Evropa përfshihet nga valë rekord të të nxehtit, Gjermania dhe Danimarka thyejnë temperaturat historike

    June 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.