Piloti i avionit që u rrëzua gjatë shfaqjes ajrore në Francë është gjetur i pajetë.
Autoritetet franceze bëjnë me dije se trupi i pilotit u gjet në det, ndërsa deri më tani nuk është bërë ende i ditur identiteti i tij apo edhe shkaqet e aksidentit.
Aksidenti ndodhi pak para Patrouille de France, e cila është pjesë e Forcave Ajrore dhe Hapësinore, dhe i dhuron publikut një spektakël për të shënuar 80-vjetorin e Zbarkimit në Provence. Shfaqja ajrore filloi në orën 16:30.
Skuadra Patrouille de France gjithashtu duhej të merrte pjesë në këtë shfaqe, por e anuloi paraqitjen e saj pas aksidentit.


