Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tuna përfshihet në aksident me makinë në Kosovë (DETAJET)

    Aksident me vd*kje në Kukës, 56-vjeçari përplas me automjet këmbësorin

    “100% shtrenjtim”: Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Rrezikon 5 vite burg/ U arrestua dje për 3 vepra penale, Gjesti kërcënoi me ar*ë pronarin e …

    March 12, 2026
    Rrezikon deri në 5 vite burg/ U arrestua dje për 3 vepra penale, Gjesti kërcënoi me armë pronarin e …

    KOSOVË-Besart Kelmendi, fituesi i BBV4 njëherësh këngëtari nga Peja i njohur si Gjesti është ndaluar nga Policia e Kosovës në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje. Bazuar në informacionet paraprake, artisti po mbahet në ndalim policor për 48 orë, një procedurë standarde hetimore që i jep kohë Prokuroria e Shtetit e Kosovës të vlerësojë provat dhe rrethanat e rastit për të vendosur nëse çështja do të dërgohet në gjykatë.

    Burime për “Demantim News” bëjnë të ditur se Gjesti dyshohet se ka shkuar i armatosur tek Erkand Shabani, pronari i kompanisë muzikore Onima.

    Sipas të njëjtave burime, kjo nuk është hera e parë që mes palëve ka pasur tensione, por këtë herë situata dyshohet të jetë përshkallëzuar pasi këngëtari e ka kërcënuar atë me armë zjarri. Konflikti dyshohet se lidhet me një kontratë që Gjesti kishte firmosur me kompaninë “Onima” para se të hynte në spektaklin Big Brother VIP Albania. Pas daljes nga edicioni i tretë i këtij reality shoë, ai kishte kërkuar të shkëpuste kontratën, gjë që sipas burimeve ka krijuar përplasje mes palëve.

    Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për posedim apo mbajtje të paautorizuar të armëve parashikohen dy sanksione kryesore: gjobë që mund të arrijë deri në 7,500 euro ose dënim me burgim deri në pesë vjet. Megjithatë, në shumë raste të armëmbajtjes së thjeshtë, kur arma nuk është përdorur për kryerjen e një krimi tjetër, gjykatat shpesh vendosin dënime më të buta, si gjoba ose dënime me kusht./Radar.al

    Erkand Shabani Gjesti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tuna përfshihet në aksident me makinë në Kosovë (DETAJET)

    April 19, 2026

    Aksident me vd*kje në Kukës, 56-vjeçari përplas me automjet këmbësorin

    April 19, 2026

    “100% shtrenjtim”: Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë

    April 19, 2026

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.