Djali i Dr. Florit ka festuar ditën e djeshme 10 vjetorin e lindjes.
Lajmin e bukur e bëri me dije e ëma e tij, Blerina, e cila publikoi në Instastory një video të të voglit duke fryrë qirinjtë.
Dani ishte vetëm dy muajsh kur babai i tij u nda nga jeta. Dani tashmë është një djalë i rritur dhe simpatik.
Dr. Flori është ndarë nga jeta prej 10 vitesh, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë. Këta të fundit e risjellin gjithmonë në kujtime në rrjetet sociale e media, por gjithashtu kanë qëndruar për gjithë këto vite pranë familjes së tij.
E përgjatë ditës së sotme Danit nuk i ka munguar dashuria dhe ngrohtësia nga shokët e klasës.




