Autoritetet shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar rikujtojnë një nga masat më të thjeshta, por më efektive për të frenuar COVID-19 dhe infeksionet e tjera të dimrit: larja e duarve për 20 sekonda. Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore (UKHSA), me afrimin e muajve të ftohtë dhe sezonit të gripit, është momenti ideal për të forcuar higjienën personale.
UKHSA thekson se gjatë dimrit viruset e frymëmarrjes përhapen më shumë, ndaj qytetarëve u kërkohet të zbatojnë disa masa të thjeshta: të lajnë duart rregullisht, të vaksinohen kur janë në kategorinë e rekomanduar, të qëndrojnë në shtëpi nëse janë sëmurë, të ajrosin ambientet dhe të mbulojnë hundën e gojën kur kolliten. Po ashtu, këshillohet pastrimi i shpeshtë i sipërfaqeve që preken më shumë.
Sa i përket maskave, ato rekomandohen kur keni kontakt me persona në rrezik të lartë ose kur ka qarkullim të lartë virusesh dhe ndodheni në ambiente të mbyllura e të populluara.
Rregulla të thjeshta, por të fuqishme, veçanërisht kur temperaturat bien.


