Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rrëfimi prekës i 15-vjeçares: Ai burrë desh më mori jetën që foshnje

    March 23, 2025
    Rrëfimi prekës i 15-vjeçares: Babai desh më mori jetën që foshnje

    15 vjeçe, por energjia e fuqishme e Luizianës përcillet në çdo fjalë që ajo thotë teksa tregon historinë e jetës së saj në “Ka një mesazh për ty”, Tv.Klan.

    Që në prezantimin e saj, moderatori Ardit Gjebrea e nis duke theksuar se vajza erdhi në jetë një fëmijë i dashur nga mamaja por e njëjtja nuk vlente për të atin e saj.

    Luiziana gjatë rrëfimit të saj shprehet se personit në fjlaë nuk i ka thënë kurrë “baba” sepse nuk e ka ndier.

    Ajo lindi në fshatin Pandajlemon në Finiq ku nëna u martua dhe vuajtjet nisën që në ditët e para të ardhjes së Luizianës në jetë.

    Nuk iishte thuajse asnjë ditë që nëna e saj nuk dhunohej nga partneri e për rrjedhojë fëmijës i privohej qumështi i saj dhe i jepej çfarëdo gjendej.

    Derisa papritmas Luiziana përfundoi në koma.

    Pjesë nga rrëfimi:

    Luiziana: Unë kam lindur atje, mamaja ime keqtrajtohej, nuk e lejonin që të më afrohej mua sepse ajo shfrytëzohej sepse ata kishin bagëti dhe e dërgonin atë në mal me bagëtitë. Unë në shtëpi rrija me njerkën e babit sepse ai s’e kishte mamanë e tij dhe nëse mua mamaja më afrohej, do të dhunohej edhe më keq sepse ishte edhe dhuna në familje. Unë nuk jam ushqyer me qumështin e nënës.

    Ardit Gjebrea: Po pastaj?

    Luiziana: Pastaj unë sëmurem shumë, bie në gjendje kome. Si ta them, do të duket pak… 40-ditëshe unë pija lëng nga gjellërat që bëheshin në shtëpi.

    Ardit Gjebrea: Lëng nga gjellërat e ndryshme?

    Luiziana: Po, në biberonin tim, si lëng fasuleje për më tepër. Sëmurem, bie në koma. Erdhën edhe nëna  me dajën nga Greqia se punonin në Greqi, nga ana e mamit. Aty në spitalin e Sarandës kam ndenjur dy ditë në koma dhe një javë e pesë ditë e shtruar sepse më zgjuan doktorët me zor. Kur dal, kthehem  përsëri në fshatin e Pandalemos ku mamaja ime vendosi t’i japë fund asaj lidhejeje kur unë isha  6-muajshe. Vjen nëna me dajën nga Greqia përsëri në Greqi dhe ata vendosën që ne të ikim në Greqi se prindi tjetër nuk tregoi aspak interes që ika unë, nuk u shqetësua fare, më la të lirë. Unë kaloj ilegalisht nga mali dhe daja im rrezikon edhe lirinë e tij për këtë gjë. Atje shkoj në Kestril, më pret dajkla ime, një  grua e mrekullueshme, një nënë e mrekullueshme…

    Ardit Gjebrea: Kur thua dajkla, është nusja e dajës?

    Luiziana: Po, ne i themi dajkla, nusja e dajës ajo është shpirt i shpirtit tim.

    Ardit Gjebrea: Ti shkove në shtëpinë e tyre?

    Luiziana: Po, shkova. Në moshën 3-vjeçare më fillojnë problemet stomatologjike. Atje daja më shpinte gjithmonë poshtë, në Filat, Janinë, në spitalet më të afërta që të merrja kurim mjekësor. Aty rrija edhe një javë shtruar në spital për shkak të problemeve stomatologjike.

    Në Greqi, Luiziana mbaroi dhe kopshtin.

    Atëherë nuk e kuptonte ende pse babai nuk ishte aty dhe i bënte përshtypje kur shihte fëmijët e tjerë. Por teksa rritje një ditë, pyeti gjyshen që i tha: “Shpirt i nënës, ai siç kemi ikur ne, ka ikur edhe ai në vend të punojë. Do të vijë të të sjellë ty një çantë të madhe me gjëra. Çanta e as ai s’erdhën kurrë”, kujton Luiziana.

    Marrë nga Tv.Klan

     

    Ka nje mesazh per ty Luiziana tv klan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    June 16, 2026

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.