Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    Kampionë të lirisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Rrëfimi i ish-trajnerit kampion/ Gega: Partizani i brishtë, ja çfarë u duhet “demave”

    November 7, 2024
    Rrëfimi i ish-trajnerit kampion/ Gega: Partizani i brishtë, ja çfarë u duhet “demave”
    Skënder Gega

    TIRANË– Partizani dhe Dinamo sfidohet për herë të parë që nga viti i largët 2008 si dy ekipe që luftojnë për titullin. Për shumë sezone të kuqtë militonin në ligat e ulëta e më pas erdhi radha e bluve, por tashmë të dy janë kthyer në majën e futbollit tonë.

    Në një intervistë për “Panorama Sport”, derbin e së shtunës e ka analizuar trajneri i njohur, kampion me “Demat”,

    Ish-mbrojtësi pret një derbi të bukur, teksa analizon edhe elemente që mungojnë te të dyja ekipet, duke u ndalur më shumë te nënkampionët.

    Profesor, si i gjen Partizanin dhe Dinamon ky derbi?

    Të dyja janë ekipe që e meritojnë të jenë në vendet e para, jo vetëm për nga cilësia, por edhe nga historia që përfaqësojnë. Të paktën deri më tani, i shoh si dy ekipe pretendente për atë që kanë treguar.

    Që nga 2008-a këto dy klube nuk luftonin së bashku për titullin. Sa ju kënaq rikthimi i kësaj konkurrence?

    Absolutisht është gjë e bukur dhe shumë e rëndësishme për futbollin shqiptar dhe njerëzit që kanë kontribuar për të dy klubet, aq më tepër Dinamon, që kishte vite në hije. Kjo i ndodhi edhe Partizanit para shumë kohësh. Kthimi i Dinamos në këto nivele është shumë e rëndësishme, sepse kjo është pasuria e futbollit tonë. Këta janë klube që mbajnë futbollin në nivele të larta.

    Siç e thatë, Partizani është mbi klubet e tjera në shumë aspekte, por përse nuk e ndërton dot një cikël fitues?

    Në kushtet tona Partizani është më mirë se të tjerat, por klubet tona nuk mund të heqin dorë nga disa gjëra, siç është mospranimi i të qenit i dyti. Nuk pranohet lehtë humbja dhe ndoshta jo në mënyrë profesionale marrin vendime radikale, që kryesisht bien mbi trajnerët. Por ky është futbolli, trajnerët i pranojnë vendimet dhe marrin përgjegjësi sfida që nuk e dinë ku do t’i nxjerrin.

    Është shumë e rëndësishme që mes klubit dhe trajnerit të ketë gradë besimi. Java e dhjetë nuk të humbet titullin, por as të nxjerr kampion. Varet shumë sesa presion vihet mbi trajnerin dhe sa besim kanë klubet tek ata. Nga ana tjetër, ka trajnerë që i kthehen problemeve dhe kjo s’është e mirë. Duhet të ngrenë zërin dhe të pozicionohen qartë në qëndrimin e tyre./PanoramaSport

    Dinamo Partizani Skënder Gega
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.