Site icon Informohu siç duhet

Rrëfen raportin me Sara Hoxhën/ Ledri Vula: Jemi ende shokë, çdo gjë e bëjmë për Poin

Rrëfen raportin me Sara Hoxhën/ Ledri Vula: Jemi ende shokë, çdo gjë e bëjmë për Poin

Reperi i njohur Ledri Vula ka ndarë disa detaje nga jeta e tij personale në një deklaratë që ka ngjallur mjaft interes në publik. Ai ka folur për situatën e tij me ish partneren Sara Hoxha, ndarjen dhe bashkëprindërimin.

“Ka gjëra të pashpjegueshme. Ndodhin sendet, jeta. Nuk jam as i pari dhe as i fundit. Me rëndësi është si e vazhdon,” ka thënë Ledri.

Ai theksoi se, pavarësisht çdo gjëje, mbeten miq dhe bashkëpunojnë për mirëqenien e vajzës së tyre, Poin.

“Jemi shokë akoma me Saren, çdo gjë e bëjmë për Poin. Nuk e kemi menduar si erdhën gjërat.”

Biseda e plotë:

Si ka qenë eksperienca jote familjare?

Ledri: Eksperiencë shumë e bukur, deri tek lindja e Poit, nëse një ditë është më e veçanta, është lindja e Poit, vitet që kanë fluturu më shpejt.

Si mendon pse mund të vijë një ndarje?

Ledri: Nuk e di, ka gjëra të pashpjegueshme, ndodhin gjërat, jeta, s’jam as i pari, as i fundit, me rëndësi është si e vazhdon, kemi një raport shumë të mirë, jemi shokë ende me Sarën dhe gjithçka bëjmë për Poin, ajo qysh ka ardh deri aty as e kemi mendu, as e kemi fol me tregu drejt, por që ka ardh.

Si janë marrëdhëniet me vajzën?

Ledri: Me vajzën marrëdhënie të shkëlqyeshme, jam shumë i lumtur që jam në emision me ty, por mezi po pres me ik se e kam në Tiranë, me ik me e taku. Vij e marr në Tiranë, rri një javë, merremi vesh.

Exit mobile version