Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shënohet viktima e parë nga moti i keq në Kosovë, dy persona të tjerë të plagosur

    Itali/ Sekuestrohen rreth 800 kilogramë ko*ainë në një ngarkesë me banane, një pjesë e pakove mbanin flamurin e Serbisë

    Doni të shtoni kolagjenin në mënyrë natyrale? Këto janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Rrëfehet Armand Duka: E veçanta e futbollit shqiptar është…

    March 20, 2025
    Rrëfehet Armand Duka: E veçanta e futbollit shqiptar është...

    Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka së fundmi ka dhënë një intervistë për UEFA-n.

    Gjatë kësaj interviste Duka komentoi më tej rritjen e jashtëzakonshme të futbollit shqiptar nën udhëheqjen e tij.

    Ai përmendi detaje që  nga rindërtimi i infrastrukturës sportive të vendit deri te “utopia” e kualifikimit për dy faza finale të EURO-së.

    Një pjesë e intervistës së Presidentit Duka për UEFA-n:

    Çfarë ju shtyu të kandidonit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 2002?

    Unë vij nga një familje që e ka në ADN-në e saj sportin. Babai im ka qenë futbollist dhe trajner në qytetin tim, Shijak, një vend i vogël por shumë i apasionuar pas futbollit. Vëllai im gjithashtu ka qenë atlet. Si biznesmen privat, kam mbështetur financiarisht disa skuadra sportive, duke nisur nga skuadra ime e qytetit dhe më pas duke u angazhuar te KF Teuta, një klub profesionist në Durrës.

    Federata e Futbollit në atë kohe ishte shumë e paorganizuar për shkak të tranzicionit. Për këtë arsye disa drejtues, miq të njohur më propozuan që të kandidoj për postin e Presidentit te FSHF. Në 2 mars të vitit 2002, Asambleja e FSHF më zgjodhi President.

    Çfarë këshille do të jepni për dikë që po mendon të nisë një karrierë në administrimin e futbollit sot?

    Këshilla ime është ta bëjë këtë zgjedhje me pasion dhe përkushtim të plotë. Futbolli nuk është thjesht një profesion, është një mënyrë jetese që të përfshin plotësisht. Kur bëhesh pjesë e kësaj bote, emocionet që përjeton janë kaq të forta sa nuk dëshiron më të largohesh kurrë prej saj.

    Futbolli të jep sfida të përditshme, por edhe kënaqësi të jashtëzakonshme. Ai krijon lidhje të forta me njerëzit dhe të ofron mundësinë për të ndikuar pozitivisht në komunitete të tëra.

    Ndaj, për këdo që dëshiron të ndjekë këtë rrugë, mesazhi im është i thjeshtë: bëje me pasion, sepse vetëm ata që e dashurojnë vërtet futbollin mund të japin më të mirën e tyre dhe të bëjnë ndryshimin.

    Si ka ndikuar eksperienca juaj në sektorin privat në transformimin e futbollit shqiptar?

    Pasi kam mbaruar Universitetin e Tiranës, kam punuar për një periudhë të shkurtër si ekonomist. Kur ra sistemi diktatorial në Shqipëri, isha ndër të parët që u angazhova në sektorin privat. Besoj se përvoja ime akademike dhe e gjerë në biznes ka qenë kyçe në transformimin e futbollit shqiptar.

    Duke u kthyer pas në kohën kur u zgjodha president, Federata ka pasur shumë nevojë për një organizim të mirë dhe ristrukturim të vazhdueshëm. FSHF është një institucion që kërkon strategji të qarta, menaxhim të mirë dhe politika solide. Përvoja ime në fushën e biznesit ka luajtur një rol thelbësor në ndërtimin e themeleve për sukseset tona të mëvonshme.

    Cilat arritje ju bëjnë më shumë krenar në krye të FSHF-së?

    Jam krenar për riorganizimin institucional dhe përmirësimin e funksionimit të FSHF-së, si dhe për transformimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin tonë. Nuk do të ekzagjeroja nëse do të thosha se Shqipëria tani është një nga vendet me infrastrukturën më të zhvilluar sportive në rajon.

    Gjatë dhjetë viteve të fundit, janë ndërtuar katër stadiume të bukura me licencë UEFA që mund të presin ndeshje të nivelit europian. Secili stadium ka historinë e vet, ne krenohemi më shumë me stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, që është pagëzuar nga mediat si “Ëembley i Ballkanit”. Megjithatë, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Kukës Arena” janë gjithashtu stadiume të mrekullueshme. Tani kemi në plan të ndërtojmë katër stadiume të reja, duke përdorur fondet e programit Hat Trick të UEFA-s, që do të zhvillojë më tej futbollin Kombëtar.

    Sigurisht, duhet të flas edhe për sukseset e ekipit tonë kombëtar – një burim i madh krenarie. Dikur ishte utopike të mendoje që Shqipëria mund të kualifikohej në finalet e një Kampionatit Europian, por ne e arritëm këtë objektiv jo një herë, por dy herë duke marrë pjesë në finalet e Euro “Francë 2016” dhe Gjermani 2024 verën e kaluar.

    Futbolli i vajzave, i konsideruar dikur tabu në Shqipëri, ka arritur një nivel të kënaqshëm falë punës së palodhur, investimeve dhe kontributit të rëndësishëm të FSHF-së. Numri në rritje i fëmijëve që po angazhohen në futboll vit pas viti është një tjetër arritje që meriton të theksohet.

     

    armand duka kercenohet arritja futbolli shqiptar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shënohet viktima e parë nga moti i keq në Kosovë, dy persona të tjerë të plagosur

    July 21, 2026

    Itali/ Sekuestrohen rreth 800 kilogramë ko*ainë në një ngarkesë me banane, një pjesë e pakove mbanin flamurin e Serbisë

    July 21, 2026

    Doni të shtoni kolagjenin në mënyrë natyrale? Këto janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

    July 21, 2026

    VIDEO/ I akuzuar për tentativë rrëmbimi të dy të miturave, 25-vjeçari shqiptar provokon familjarët në sallën e gjyqit

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.