Një 35-vjeçar ka përfunduar në pranga në Bulqizë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij brenda banesës familjare.
Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë ekzekutuar urdhrin e Prokuroria e Dibrës për ndalimin e shtetasit me iniciale A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë.
Nga hetimet rezulton se më 3 janar 2026, pas një konflikti për motive të dobëta në banesë, 35-vjeçari ka dhunuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij.
Në vijim të procedurave, Gjykata e Dibrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.


