TIRANË– Mrëmjen e së enjtes ishte edhe nata e rradhës së ‘Kënga Magjike’. Mes shumë artistëve që performuan ishte Tiri Gjoci, me këngën “Mos ik o ma”, me tekst nga Rozana Radi.
Artistja teksa ndoqi spektaklin magjik mbrëmjen e së enjtes, është pyetur nga producenti Ardit Gjebrea se çfarë është babai për të.
Rozana s’mundi t’i mbajë dot lotët duke u shprehur se “babai është ai që nuk e zëvendëson asnjë burrë tjetër në gjithë jetën”.
Ardit Gjebrea: Ti nuk e ke babin dhe e di që ke qenë shumë e lidhur me të. Çfarë është për ty?
Rozana Radi: Babai është ai që nuk ta zëvendëson asnjë burrë tjetër në të gjithë jetën tënde./Radar.al


