Bashkëshortja e reperit MC Kresha, Erzina, ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku diskutoi hapur mbi marrëdhëniet me ish-partnerët dhe mundësinë për të ruajtur miqësi pas ndarjes.
Gjatë debatit me temën “Vajzat shqiptare nuk rrinë miq me ish-të dashurit”, Erzina u shpreh se kur një marrëdhënie përfundon dhe çifti nuk ka fëmijë bashkë, nuk sheh arsye për të mbajtur një miqësi të afërt.
Sipas saj, respekti mund të mbetet dhe një përshëndetje rastësore është normale, por komunikimet e vazhdueshme pas ndarjes nuk kanë kuptim kur secili ka vazhduar jetën e tij.
Megjithatë, ajo theksoi se situata ndryshon kur në mes janë fëmijët, pasi komunikimi bëhet i domosdoshëm për përgjegjësitë prindërore.
Të njëjtin mendim ndau edhe këngëtarja Rozana Radi, e cila u shpreh se çdo histori që përfundon, mbyllet për arsye konkrete.
Rozana ngriti gjithashtu pyetjen se përse dikush do të vazhdonte të kërkonte këshilla apo komunikim të afërt me një ish-partner, pasi lidhja ka marrë fund.
Në fund të emisionit, këngëtarja falënderoi Erzinën për praninë në studio, duke e cilësuar si një zonjë të respektuar dhe të mirëpritur në panelin e “Goca dhe Gra”.


