Gazetarja dhe ish-banorja e BBV2, Zhaklina Gjolla, e ftuar mbrëmë në “Top Arena”, e pyetur nga moderatorja Alesia Bami foli për marrëdhënien e saj, konkurentët e tjerë e shumë tema të tjera.
Sipas Zhaklinës, Roza Lati ka kopjuar strategjinë e saj në “Big Brother VIP 3”, ndërsa më tej injoroi Olta Gixharin, e cila së fundmi është bërë nënë për herë të dytë dhe uroi vetëm motrën e aktores, Gerta Gixharin.
Alesia e pyeti nëse është e vërtetë ndarja nga partneri, për shkak se nuk i pëlqen më fotot në Instagram.
“Është e vërtetë që Instagrami im nuk është aq interesant sa unë, por jo, nuk është e vërtetë!”-ka thënë Zhaklina.
Më tej moderatorja e ka pyetur nëse është e vërtetë që Roza Lati e ka kopjuar, duke përdorur startegjinë saj në “Big Brother VIP”.
Dhe Zhaklina e ka konfirmuar duke thënë: Po, e vërtetë!
Alesia Bami:A është e vërtetë qe ke uruar vetëm Gerta Gixharin që është bërë teze dhe jo Olta Gixharin që është bërë nënë?
Zhaklina Gjolla: Gerta Gixhari është bërë teze? Gjej momentin ta uroj tani, me jetë të gjatë bebit.
Kujtojmë se Zhaklina nuk ka aspak raporte të mira me Olta Gixharin, pasi që në javën e parë të BBV2, gazetarja u largua pas një sherri që pati me Oltën.


