Këngëtarja e njohur Ronela Hajati, ka folur së fundmi jo vetëm për karrierën e saj por dhe jetën personale.
E pyetur nga Ilnisa Agolli, në podcastin ‘Flet’, se cilat janë gjërat më të rëndësishme në një lidhje, Ronela u përgjigj:
“Respekti për mua është e para, ta kesh shokë partnerin tënd të bësh humor derisa të të zërë hernia dhe të kesh ca të kujtosh se edhe seksi është një nga gjërat që ti do kujtosh ‘ore e mban mend atëherë’…”
Këngëtarja tha se kur ajo publikoi këngën “Mos ma lësho” nëna e saj nuk i foli për 6 muaj.
Ronela Hajati: E di ca do ha unë pas kësaj interviste apo jo? Mua ajo s’më ka folur me gojë për një këngë që unë kam bërë “Mos ma lësho”. Ajo me të drejtë se mos ma lësho, çdo lëshonte në fund të fundit. Nuk më foli për 6 muaj. Por unë me thënë të drejtën i bëj gjërat me mendim, siç bëj gjëra shumë provokuese bëj dhe këngë që kanë tekste shumë të mira. Dhe deri diku të vjen inat se unë bëj 6 këngë me tekst shumë të mira dhe një provokuese dhe vetën aty kapen njerëzit.


