Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje me Al Nassr, duke i dhënë fund bojkotit që kishte nisur ditët e fundit. Vendimi i sulmuesit portugez erdhi pas një mbledhjeje që solli qetësimin e situatës brenda klubit.
Sipas “A Bola”, Ronaldo ishte i pakënaqur me mënyrën se si Al Nassr veproi në merkaton e transferimeve, veçanërisht duke parë përforcimet e rivalëve të Al Hilal. Ai kishte shprehur gjithashtu shqetësim edhe për pagat e prapambetura të punonjësve dhe stafit të klubit.
Megjithatë, pavarësisht rikthimit në stërvitje, Ronaldo nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme të Champions-it aziatik ndaj Arkadag. Portugezi pritet të rikthehet në fushë të shtunën, në sfidën e kampionatit kundër Al Fateh.


