Legjenda e futbollit brazilian, Romario, i cili feston 60-vjetorin, vijon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për karrierën dhe angazhimin politik, por edhe për jetën private.
Ish-fituesi i Kupës së Botës me Kombëtarja e Brazilit (“Seleção”) i dha fund në nëntor lidhjes me 23-vjeçaren Alicia Gomez, ndërsa prej rreth një muaji raportohet se është në një marrëdhënie me 25-vjeçaren Tiffany Barcelos, modele fitnesi dhe krijuese në TikTok.
Thashethemet për romancën e re u forcuan gjatë karnavaleve në Rio de Janeiro, ku çifti u fotografua duke ecur dorë për dore pranë zonës VIP të paradës. Sipas mediave braziliane, ata janë bashkë që nga janari dhe kanë udhëtuar së fundmi drejt Balneario Camboriu, në shtetin e Santa Catarina.
Tiffany, 25 vjeçe, është nënë e një fëmije nga një martesë e mëparshme dhe studente e stomatologjisë në një kolegj privat. Ajo jeton në Queimados, në rajonin Fluminense, dhe në rrjetet sociale ndan shpesh përmbajtje mbi stërvitjen dhe stilin e saj të jetesës.
Romario, përveçse një nga figurat më të mëdha të futbollit brazilian, aktualisht është aktiv edhe në politikë si pjesë e jetës publike të Brazilit, duke mbetur një emër që vazhdon të gjenerojë interes të madh në vend.


