Selvije Jao ka ndarë një moment prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar ish-bashkëshortin e saj të ndjerë, Shpat Kasapi, në ditën kur ai do të festonte 41-vjetorin e lindjes.
Ajo publikoi një video ku këngëtari shfaqet në momente të ngrohta me djalin e tyre, Roelin, duke risjellë kujtime të paharruara familjare. Në mesazhin shoqërues, Selvija shprehet se mungesa e tij vijon të ndihet fort, por beson se ai është ende pranë tyre në mënyrë shpirtërore.

“Roeli po thotë ‘Daddy’… dhe unë e ndiej sikur ti je ende këtu me ne”, ka shkruar ajo, duke i uruar ditëlindjen “në qiell”.
Shpat Kasapi u nda nga jeta në nëntor të vitit 2025 në Itali, si pasojë e një ataku kardiak, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familja, miqtë dhe publiku shqiptar.


