Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Të huajt shpenzuan më shumë se 1 mld euro në Shqipëri për tremujorin e parë

    Garë në bursë: Anthropic dhe OpenAI marrin vrull

    Zbulohet një call center mashtrimi/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 49 punonjës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Robert De Niro thirrje amerikanëve: T’i rezistojmë Trumpit, duhet ta shpëtojmë vendin

    February 24, 2026

    Aktori legjendar Robert De Niro u ka bërë thirrje qytetarëve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’i rezistojnë presidentit Donald Trump dhe administratës së tij, duke deklaruar se kjo është e vetmja mënyrë për të “shpëtuar vendin”.

    Gjatë një paraqitjeje emocionale në podkastin The Best People with Nicolle Wallace, aktori 82-vjeçar tha se situata në SHBA është alarmante.

    “Bëhet fjalë për vendin tonë dhe Trump po e shkatërron atë. Kush e di cilat janë arsyet e tij, por është e sëmurë, është e tmerrshme. Ne duhet ta shpëtojmë vendin”, u shpreh De Niro.

    Ai e përshkroi Trumpin si “armikun e këtij vendi”, duke shtuar se qytetarët duhet të qëndrojnë të bashkuar për të ndryshuar drejtimin politik. “Të gjithë duhet të qëndrojnë së bashku për t’i nxjerrë nga rruga e gabuar dhe për t’i rikthyer në rrugën e duhur”, theksoi ai.

    De Niro ka qenë vazhdimisht kritik ndaj Trumpit. Në të kaluarën ai ka theksuar se rezistenca qytetare është thelbësore: “Njerëzit duhet të rezistojnë, të rezistojnë, të rezistojnë. Kjo është e vetmja mënyrë. Nuk ka magji. Edhe nëse Trump largohet, pjesë të asaj lëvizjeje do të mbeten dhe kjo është pjesa e frikshme”.

    Në fund të bisedës, prezantuesja Nicolle Wallace iu referua fjalimit të De Niros në ceremoninë e Academy Awards në vitin 1981, kur fitoi çmimin për filmin Raging Bull, duke vënë në dukje natyrën e tij bashkuese.

    “Duhet t’i ngresh njerëzit lart. Duhet t’i bashkosh. Nuk mund t’i përçash njerëzit. Nuk mund të fitosh në këtë mënyrë. Varet nga ne ta mbrojmë vendin”, përfundoi aktori.

    De Niro mbetet një nga figurat më të zëshme të Hollivudit kundër Trumpit dhe administratës së tij, duke u përfshirë edhe në fushata dhe thirrje publike për mobilizim qytetar.

    Robert De Niro SHBA Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Të huajt shpenzuan më shumë se 1 mld euro në Shqipëri për tremujorin e parë

    June 11, 2026

    Garë në bursë: Anthropic dhe OpenAI marrin vrull

    June 11, 2026

    Zbulohet një call center mashtrimi/ Arrestohen 4 persona dhe procedohen 49 punonjës

    June 11, 2026

    Vendimi që do lumturojë futbollistët shqiptarë, FIFA ndryshon në mënyrë drastike rregullat e merkatos dhe i bën më të pasur

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.