Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Vetëm gënjen dhe mashtron”, Rama i kthehet komentuesit për Paketën e Maleve: Do jetë histori suksesi

    “900 thirrje në ditë”, The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

    Paketa e Maleve/ Rama: S’ka anulim, shitet si akt tradhtie! U japim pronarëve mundësi të investojnë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Rita Ora më shqiptare se kurrë: Kam qenë gjithmonë avokate e vendlindjes sime

    September 11, 2024
    Rita Ora më shqiptare se kurrë: Kam qenë gjithmonë avokate e vendlindjes sime

    Rita Ora, ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Time Out London‘.

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare u shpreh pak më shumë rreth karrierës, jetës personale dhe lidhjes së saj të pandërprerë me vendlindjen, Kosovën.

    “Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për ne. Mamaja ime, e cila është psikatre, dhe babai im, një sipërmarrës në fushën e gastronomisë, duhej të mësonin një gjuhë të re dhe të rindërtonin jetën e tyre nga fillimi. Mamaja është shumë, shumë kosovare – me theksin e saj, me ushqimin. Unë gjithmonë jam rreth saj”- tha Rita.

    Pavarësisht suksesit të saj të madh në botë, Rita nuk e harroi kurrë prejardhjen e saj.

    Këngëtarja ka vizituar shpesh Kosovën për të mbështetur projekte humanitare dhe në vitin 2019, u emërua Ambasadore e UNICEF-it në Mbretërinë e Bashkuar pas vizitës së saj për të parë punën e UNICEF-it në rajon.

    “Unë nuk e di se çfarë ka në atë ujë, por jam shumë krenare për të gjithë yjet e mrekullueshëm të pop-it që kanë dalë nga Kosova”, thotë ajo.

    Rita beson se është shumë e rëndësishme të flasësh për vendin nga ku vjen. “Që kur kam filluar, kam qenë gjithmonë një avokate e madhe për të folur rreth prejardhjes sime. Duket se shumë ka ndodhur që atëherë”.

    Përtej dashurisë për muzikën, Rita ka ndarë me lexuesit edhe pasionet e saj për aktrimin dhe sipërmarrjen. Ajo ka krijuar një markë të vetën të tequilas dhe është shumë aktive në botën e modës. Megjithatë, ajo nuk harron kurrë të përmendë Kosovën në intervistat e saj dhe të përdorë platformën e saj për të ndihmuar vendlindjen.

    “Mua më pëlqen të evoluoj”, thotë ajo për karrierën e saj. “Më pëlqen të sfidoj veten dhe të tregoj anë të ndryshme të personalitetit tim”.

     

    avokate e vendlindjes Rita Ora shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Vetëm gënjen dhe mashtron”, Rama i kthehet komentuesit për Paketën e Maleve: Do jetë histori suksesi

    July 21, 2026

    “900 thirrje në ditë”, The Telegraph: Shqiptarët drejtojnë nga burgu bandat kriminale, arrijnë numrin më të lartë të telefonatave ndërkombëtare

    July 21, 2026

    Paketa e Maleve/ Rama: S’ka anulim, shitet si akt tradhtie! U japim pronarëve mundësi të investojnë

    July 21, 2026

    Magjia spanjolle, fitorja që shpëtoi futbollin. “La Roja” nuk ra në kurthin e Argjentinës

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.