Site icon Informohu siç duhet

Rita Ora e “shkatërruar” pas lajmit tragjik, dedikimi rrëqethës i saj për artistin e njohur

Këngëtarja Rita Ora, e cila ka punuar me Liam Payne në këngën “For You”, postoi një homazh për të të enjten në rrjetin X.

Çfarë zbulon autopsia paraprake? Këngëtari i famshëm vdiq nga…

“Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqeu shumë të punoja me të, ishte thjesht një gëzim i madh të isha pranë tij në skenës dhe jashtë saj”, ka shkruar ajo.

“Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë për ty merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P.”

Ish truproja shqiptar i Liam Payne tregon detaje tronditëse për jetën e këngëtarit

Rita Ora ishte duke performuar në Japoni mbrëmë kur mori vesh lajmin për vdekjen e Liam Payne.

Këngëtarja u mundua për të përfunduar një performancë të duetit të tyre, For You, teksa ishte në skenë në Osaka. Ajo u pa e shkatërruar pas lajmit që mori në skenë.

LEXO EDHE

“Nuk mund të këndoj”- Rita Ora merr lajmin tragjik në skenë, video e tregon të ‘dërrmuar’

Exit mobile version