Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hëna e plotë sjell kthesa të mëdha për këto tre shenja, surpriza në dashuri dhe karrierë!

    Adriana Kalaja jep dorëheqjen e parevokueshme nga Partia Demokratike, shpall kandidaturën për Avokate të Popullit

    Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e Erion Veliajt, zbulohet ora

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevija kishim adhurimin e Byrosë Politike, krahët e ngrohta. Me videot e publikuara atë e poshtëruan

    December 18, 2024

    Artistja shqiptare Rita Ndoci, e cila gjithashtu është larguar prej vitesh nga skena, ka folur për njohjen me këngëtaren Parashqevi Simakun, shëtitjet dhe festivalet e tyre.

    Ajo tregoi si sillej regjimi me artistët para viteve 1990, ku sipas saj pa pasur mbështetje të fortë në atë kohë, nga funksionarë të Byrosë Politike, artistët nuk kishin përkrahje dhe të ecnin përpara.

    Parashqevi Simaku kontakton me familjen/ Vëllai i saj mes lotësh: Sot rilinda. U plotësua amaneti i mamasë së ndjerë

    ‘Unë mendoj që pa pasur mbështetje të fortë edhe më funksionarët e funksionaret, ne nuk do kishim aq shumë përkrahje. Parashqevinë e adhuronte një anëtare e Byrosë Politike dhe ajo kishte përkrahje. Unë kam pasur mikeshë vajzën e një anëtari te Byrosë. Ne i kishim krahët e mbuluar. Unë kam mbijetuar dhe jam përshtatur në mënyrën më të tmerrshme atij sistemi. Unë jam e para që kam imituar Nexhmije Hoxhën në 1988-ën, kur isha në konvikt. Që ata që e dëgjonin mund të bënin 8 vjet burg dhe unë mund të përfundoja në pushkatim.

    Që ta bësh këtë duhet guxim. Kur erdhi Parashqevia pastaj nuk e kam imituar më sepse kisha frikë nga njerëzit që e rrethonin. Edhe jam ruajtur në disa gjëra”.

    E lyer, krehur dhe duke pozuar para kameras teksa puth flamurin kombëtar, ndryshimi befasues i Parashqevi Simakut

    Sipas Rita Ndocit, publikimi i videove të Parashqevisë nga SHBA, është cenim i privatësisë.

    “Parashqevia ka vendosur vetë që ta presë të birin në atë stacion treni, mbase deri sa t’i dalë shpirti. Por këtë që po ndodh, unë e vuaj bashkë me të. Asaj iu cenua komplet privatësia. Pse këndoi ajo aty fshehur?’Mund të ketë pasur edhe njerëz që e kanë vënë re dhe kanë kaluar. Ajo mënyrë e të bërit nder, për mua është më poshtëruese. Për mua Parashqevia është e vrarë dy herë. Shoqëria shqiptare m’u duk si fletërrufe e ’74-ës që lexonim ne kundër artistëve, figurave të shkolluara.

    Nëse do më jepet mundësia tani, do bëja një telefonatë mes kolegesh me Parashqevinë. Do t’i thosha: “Parashqevi, ti i ke arritur të gjitha qëllimet e tua! Por ndoshta ka ardhur që për gjërat që nuk i arrin, ta kalosh situatën, të forcosh veten, shpirtërisht, psikologjikisht për ta përballuar edhe atë dështim. Kjo është forca njerëzore. Nuk ka rëndësi si biem, rëndësi ka si ngrihemi. Ti duhet të ngrihesh, e t’ia dalësh për veten, por edhe për djalin”, tha ajo. /Dritare.net

    Fatos Lubonja: Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë, shumica e shqiptarëve merren me “big brother”

    komunizmi krahet e ngrohta Parashqevi Simaku rita ndoci
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hëna e plotë sjell kthesa të mëdha për këto tre shenja, surpriza në dashuri dhe karrierë!

    November 3, 2025

    Adriana Kalaja jep dorëheqjen e parevokueshme nga Partia Demokratike, shpall kandidaturën për Avokate të Popullit

    November 3, 2025

    Gjykata Kushtetuese vendos sot për fatin e Erion Veliajt, zbulohet ora

    November 3, 2025

    Të paktën 20 të vd*kur në Afganistan si pasojë e një tërmeti 6.3 shkallë

    November 3, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Hëna e plotë sjell kthesa të mëdha për këto tre shenja, surpriza në dashuri dhe karrierë!

    Dita më me fat e javës për secilën shenjë të zodiakut

    Parashikimi i horoskopit 3 Nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.