Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Plumbi i Artë”/ Dumani dhe Alibej përballen në GJKKO, zbardhen detaje tronditëse për vra*jen e vëllait të Talo Çelës

    Pakistani i bën thirrje Trump: Zgjat afatin për Iranin, jepi diplomacisë dy javë kohë

    “Ghost Murmur”, arma sekrete e CIA-s që zbuloi pilotin e rrëzuar në Iran

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

    March 16, 2026
    Argita në krye të PD? Alesia Balliu: S'ka asnjë kontribut në parti. Berisha mban Ramën në pushtet
    Alesia Balliu

    Nga Alesia Balliu
    Në politikë ka momente kur një parti vendos të rishikojë statutin për të rifreskuar veten dhe për t’u përshtatur me kohën. Por ka edhe raste kur statuti rishikohet jo për të reformuar partinë, por për të shpëtuar drejtuesin. Ajo që ndodhi sot në selinë blu duket më shumë si rasti i dytë.

    Vendimi i Kryesisë së Partisë Demokratike për të nisur një proces zgjedhor të brendshëm, që do të kulmojë me Kuvendin Kombëtar në qershor, në pamje të parë duket si një përpjekje për normalizim institucional. Zgjedhja e kryetarëve të degëve dhe gara për kryetar partie janë procese që çdo parti duhet t’i zhvillojë për të qenë demokratike. Por kur këto procese shoqërohen me rishikim statuti dhe me tensione të forta të brendshme, atëherë lind pyetja: a kemi të bëjmë me reformë apo me manovër politike?

    Ngritja e një grupi pune për ndryshime statutore është ndoshta elementi më domethënës i gjithë këtij zhvillimi. Pikërisht statuti është ai që përcakton rregullat e lojës dhe kur rregullat rishkruhen në momentin kur drejtuesi i partisë është përballë një bilanci të diskutueshëm elektoral dhe thellësisht humbës, dyshimi është i pashmangshëm.

    Një nga çështjet më të ndjeshme është i ashtuquajturi “neni Basha”, i cili parashikon largimin e kryetarit të partisë në rast humbjeje në zgjedhjet parlamentare. Ironia politike është e qartë: ky nen u artikulua dhe u promovua me forcë nga vetë Sali Berisha gjatë betejës së tij kundër Lulzim Bashës, si një standard moral për drejtimin e partisë. Sot, kur ky standard bie mbi vetë autorin e tij, diskutimi për ndryshimin e statutit shfaqet si një përpjekje për ta relativizuar atë.

    Dikur në Partinë Demokratike u shpall se rregullat janë të njëjta për të gjithë. Por sot duket sikur statuti po i afrohet logjikës së George Orwell: disa janë të barabartë, por disa janë më të barabartë se të tjerët.

    Kjo është arsyeja pse brenda Partisë Demokratike kanë filluar të shfaqen zëra kritikë dhe të tjerë e kanë braktisur e kanë dhënë dorëheqjen sepse nuk shikojnë të ardhme me Berishën në krye të PD-së. Reagimi i Ervin Salianjit, i cili paralajmëroi se opozita nuk mund të bjerë në kurthin e ndryshimit të rregullave dhe sulmit ndaj ndërkombëtarëve, tregon se përplasja nuk është vetëm procedurale, por edhe politike. Në një parti që prej vitesh jeton mes fraksionesh dhe rivalitetesh të brendshme, çdo ndryshim statuti mund të perceptohet si një përpjekje për të konsoliduar pushtetin e një grupi.

    Në vend që të shërbejë si një instrument për bashkimin e demokratëve, procesi i nisur rrezikon të prodhojë një tjetër cikël përçarjeje. Një statut që ndryshohet në moment krize nuk shihet si kontratë morale e partisë, por si mekanizëm për mbijetesë politike.

    Në këtë kontekst, edhe retorika e ashpër ndaj përfaqësuesve të Bashkimit Europian shton një dimension tjetër të debatit. Opozita shqiptare historikisht ka kërkuar mbështetjen dhe legjitimitetin e partnerëve perëndimorë. Sulmi ndaj diplomatëve europianë, pavarësisht arsyeve të momentit, krijon përshtypjen e një strategjie konfrontimi që nuk i shërben një force politike që pretendon të jetë alternativa qeverisëse.

    Do të thoshte Albert Camus se absurdi lind kur njeriu përpiqet të gjejë logjikë aty ku ka vetëm përsëritje të së njëjtës histori. Partia Demokratike duket sikur po jeton pikërisht këtë absurd: një cikël të pafund përplasjesh, rishkrimesh rregullash dhe betejash të brendshme që e mbajnë partinë larg asaj që duhet të jetë misioni i saj kryesor – përballja me qeverinë.

    Në fund, problemi kryesor i Partisë Demokratike nuk është statuti. Problemi është besimi. Një parti që ndryshon rregullat çdo herë që përballet me krizë, rrezikon të humbasë jo vetëm betejat politike, por edhe besimin e anëtarëve të saj.

    Prandaj rishikimi i statutit mund të jetë një proces i dobishëm vetëm nëse synon modernizimin e partisë dhe vendosjen e standardeve të reja demokratike. Por nëse ai shndërrohet në një përpjekje për të mbajtur në këmbë një lidership të konsumuar, atëherë ngjan më shumë me një përpjekje për të riparuar një varkë që tashmë po merr ujë.

    Historia politike ka treguar shpesh se kur një varkë nis të mbytet, problemi nuk zgjidhet duke ndryshuar rregullat e lundrimit. Zgjidhet vetëm duke ndryshuar drejtimin.

    Alesia Balliu Berisha PD
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Plumbi i Artë”/ Dumani dhe Alibej përballen në GJKKO, zbardhen detaje tronditëse për vra*jen e vëllait të Talo Çelës

    April 7, 2026

    Pakistani i bën thirrje Trump: Zgjat afatin për Iranin, jepi diplomacisë dy javë kohë

    April 7, 2026

    “Ghost Murmur”, arma sekrete e CIA-s që zbuloi pilotin e rrëzuar në Iran

    April 7, 2026

    Franca paralajmëron botën: Sulmet në Iran mund të çojnë në kaos ekonomik dhe luftë!

    April 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 7 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni tri shenjat më të favorizuara të horoskopit për këtë javë

    Parashikimi i horoskopit 6 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.