TIRANË– Sot ka rinisur puna në komisionet parlamentare. Pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës nuk ishin pjesë e komisioneve parlamentare. Në komisionin e ligjeve ishin të pranishëm vetëm 3 deputetë të opozitës, Dogjani, Sula dhe Alibeja.
Bëhet me dije se është miratuar kalendari i raportimit të institucioneve të pavarura, ku me interes është fakti se më 24 Qershor në komisionin e Ligjeve do të raportojë për aktivitetin kreu i SPAK, Altin Dumani.
Mungesa e deputetëve të opozitës vijon edhe në komisionet e tjera, klu për shembull në komisionin e punëve të jashtme e pranishme nga opozita ishte vetëm Gerta Bardeli.
/Radar.al
“2 mln të interesuar”/ Trajneri i Serbisë për tifozerinë shqiptare: Po t’i zinte stadiumi…


