Rikthimi i Jozit në shtëpinë e “BBVA4” mendohej se nuk do të pritej dhe aq mirë nga Loredana, pasi kjo e fundit u përball me disa deklarata të papritura të bërë nga banori.
Përplasjet mes dyshes, brenda dy ditësh kanë qenë të shumta.
Madje gjatë ditës së sotme ata janë vënë re teksa debatojnë për “afrimitetin e papritur të Loredanës me Gjestin” menjëherë pas eliminimit të Jozit nga shtëpia e “BBVA”.
Jozi është vënë re teksa kritkon Loredanën për flirtet e saja me Gjestin.
Jozi: A e di çfarë ke bërë moj?
Lori: Po çfarë bëra?
Jozi: Kërceve, arrite ekstremitetin me të. Nuk të lë njeri të bësh kështu gjërash me atë. Ishte ai që nuk ra në grackën tënde.
Lori: Mendon me vërtetë që unë mund të humbas ty dhe dashurinë ndaj teje për atë?


