Informohu siç duhet

Rikthim i fuqishëm/ Romeo Veshaj shfaqet me ndryshim drastik në pamje (Foto)

Romeo Veshaj, një ndër banorët më të komentuar dhe më aktiv në sezonin e tretë të “Big Brother VIP Albania”, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe audiencës shqiptare.

Veshaj “kryesonte” mediat që nga dalja nga BBVA, pasi u përfol për ndarje nga Heidi pasi kjo e fundit nuk i uroi publikisht ditëlindjen. Ndërkohë Romeo i bëri dedikimin e veçantë në ditën e saj të lindjes.

Veshaj ka bërë publike se ai humbi më shumë se 10 kile nga pesha e tij trupore, e cila dukshëm u vu re në pamjen e tij, përfshirë masën muskulare apo detajet në fytyrë.

Mirëpo disa muaj nga mbarimi i programit “BBVA”, Romeo duket se është rikthyer fuqishëm.

Aktori poston në profilin e tij të Instagramit thuajse çdo ditë nga rutina e tij.

Por së fundmi ka postuar foto ambientet e palestrës  ku shihet se ka pësuar goxha ndryshim në pamjen e tij, duket më i shëndetshëm.

Rikthim i fuqishëm/ Romeo Veshaj shfaqet me ndryshim drastik në pamje (Foto)

 

Exit mobile version