Telenovela e parë shqiptare “Njerëz dhe Fate” e cila fitoi zemrat e shumë njerëzve, jo vetëm se ishte risi, por edhe për shkak të historisë që përmbante, duke pasqyruar realitetin shqiptar të asaj kohe.
Datonin vitet 2002-2003 kur, “Njerëz dhe Fate” mbërtheu para ekranit popullin shqiptar.
Historia tragjike e një familjeje shqiptare që përballej me vështirësitë e asaj kohe, si dhuna në familje, trafikimi apo droga, tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve të cilët përjetonin të njëjtat probleme të asaj kohe.
Pas 20 vitesh ‘Njerëz dhe Fate 2’ na gazëon me lajmin e bukur, rikthehet sërish për të gjithë admiruesit e saj.
Traileri sapo ka dalë dhe bëhet me dije se nga 1 Nëntori “Njerëz dhe Fate 2” do të jetë në të gjitha kinematë e rajonit.
View this post on Instagram


