Championsi rikthehet në mbrëmje me 4 sfida interesante të vlefshme për raundin e 1/16-ave. Të parët që zbresin në fushë janë Gallatasarai me Liverpulin të cilët do të luajnë në orën 18:45. Turqit eliminuan Juventusin dhe do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë me kampionët e Premier Ligës.
Në mbrëmje në orën 21:00, luhet supersfida Atalanta-Bajern Mynih. Gjimshitin dhe shokët i pret një përballje e vështirë me bavarezët të cilët janë konsideruar një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampioneve këtë sezon.
Barcelona do të luajë me Njukastëllin në Angli, ku është favorite në letër, por gjithçka mund të ndodh. Ndërsa Atletiko Madrid pret Totenhemin.
NDESHJET E SOTME
GALLATASARAI-LIVERPUL ORA 18:45
ATALANTA-BAJERN MYNIH ORA 21:00
NJUKASTËLL-BARCELONA ORA 21:00
ATLETIKO MADRID-TOTENHEM ORA 21:00./PANORAMASPORT


